Topalli i vërsulet Seserit. Xhaçka e merr në mbrojtje

Kryetarja e Kuvendit ka dalë t’u japë përgjigje akuzave lidhur me lojën që po bëhet me vendin bosh të lënë nga Rudina Seseri. Dhe i është vërsulur kësaj të fundit, të cilën e ka gjetur përgjegjëse në mënyrën e vet. “Ky burri që qan se e rreh Jozefina [Edi Rama] të sqarojë shqiptarët se kush e solli Rudina Seserin në Parlament, të sqarojë se pse ajo vendosi të vijë vetëm tri herë në Parlament; mos është ky faji i Jozefinës? Unë them që është unik rasti i saj në përçmimin që i bën Kuvendit dhe atyre që e kanë zgjedhur. Ky është rasti i degradimit, fenomen i pashembullt i partisë së miliarderëve me kryetar fukara”, tha Topalli.
Olta Xhaçka ka dalë të marrë në mbrojtje ish-deputeten e të refuzojë gjuhën e Topallit: “Jozefina Topalli sapo dha një tjetër shembull të keq të shpërdorimit të rolit kushtetues të kryetares së Kuvendit, duke u shfaqur në rolin ç’edukues të një gruaje që politikën e përdor jo vetëm për të përgojuar burrat, por edhe gratë. Është i turpshëm komenti i saj për zonjën Seseri , të turpshme komentet për kryetarin e opozitës dhe për vetë presidentin e Republikës”.
Re.Pu.
Add new comment