Kurti i kërkon ndihmë Topit, por Topit s’i bindet as Gjunkshi

Situata në veri të Kosovës ka marrë një përthyerje të frikshme. Para dy ditësh, një shqiptar i veriut të Mitrovicës, Selver Haradinaj, u vra me eksploziv. Pas kësaj ngjarjeje, policia e Kosovës tentoi të bënte “një provë force”, duke improvizuar një postbllok në Mitrovicë, por në harkun e një kohe të shkurtër policët shqiptarë u detyruan të iknin nga sytë këmbët. Sot ka pasur një keqkuptim të fortë mes policëve kosovarë dhe atyre të Eulex-it lidhur me një protestë të supozuar në hyrje të urës mbi Ibër. Shkurt, gjendja në Mitrovisë është e rrëmujshme, e jashtë kontrollit (në fakt, nën kontrollin e plotë të serbëve). Shqiptarët ndihen krejt të pasigurtë.
Albin Kurti i është drejtuar në këto rrethana Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në mënyrë që ky i fundit të vërë në lëvizje NATO-n e OKB-në lidhur me këtë që po ndodh në veri të Kosovës. Kjo lëvizje e Kurtit mund të ketë një lloj efekti në Kosovë, por jo në Shqipëri, ku e dimë se Topit nuk i bindet as Imami e Gjunkshi, e jo më t’i dëgjohet zëri në NATO e OKB. Keq janë punët në të dy anët e kufirit.
E.G.
Comments
Tani politika eshte te
<p>Tani politika eshte te edukohen serbet e veriut te rrojne nen shqiptaret, ashtu ashtu sic i lane shqiptaret nen serbet per gati 100 vjet!</p><p>Multietniciteti eshte vdekje ne nje vend ku mungon progresi dhe eshte pertoke ana ekonomike!</p>
Add new comment