Arkiv-Lajme të përditësuara

Marshimi i PD, akuza Ramës për legalizimet dhe shkarkimet në administratë.

Postuar në 20 Shkurt, 2014 07:51

Një punonjëse e shkarkuar e administratës dhe një banor i Paskuqanit që pret legalizimin e banesës, nisën protestën e opozitës me fjalimet e tyre para kryeministrisë.
Një grua e larguar nga puna tha se ka dalë në protestë si shumë punonjës të tjerë të larguar nga puna në mënyrë arbitrare.
Petriti, banor nga Paskuqani tha se prêt legalizimin e banesës së tij dhe deri tani qeveria Rama nuk ka bërë asgjë edhe pse premtoi legalizime falas.

Protesta e opozitës, nisen autobuset nga Korça.

Postuar në 20 Shkurt, 2014 07:50

Protestës së opozitës do ti bashkohen edhe qindra mbështetës të së djathtës nga Korça. Mengjesin e  sotëm rreth 1000 persona janë nisur të organizuar nga strukturat e PD drejt kryeqytetit për të dhënë suportin e tyre në këtë marshim masiv. Në orën 9 :00 3 autobusë dhe dhjetra mjete janë nisur nga qendra e qytetit të Korçës ndërkohë që sipas të dhënave edhe nga komunat e këtij rrethi janë nisur disa autobusë me simpatizantë.  Ata janë shprehur se në simbolikë të kësaj date do të udhëtojnë drejt Tiranës për tiu përgjigjur thirrjes për një tubim paqësor dhe të drejtë

Turma në Bulevard, Tahiri inspektim mbi godinën e Kryeministrisë.

Postuar në 20 Shkurt, 2014 07:45

Turma nis vershimin drejt Bulevardit

Turma e simpatizanteve te opozites ka nisur vershimin nga Bashkia e Tiranes drejt Bulevardit Deshmoret e Kombit. Simpatizantët e opozitës së drejtuar nga Partia Demokratike kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skëndërbe”. Një pjesë e konsiderueshme e tyre ndodhen rreth monumentit të kalit të Skëndërbeut  ndërsa të tjerët rreth Bashkisë së Tiranës. Me pankarta në duar ata po thërrasin kundër qeverisë dhe kërkojnë largimin e Kryeministrit Edi Rama.

Turma mberrin afer Kryeministrise

Rama: Të gjitha portet e Shqipërisë, janë edhe të Kosovës.

Postuar në 20 Shkurt, 2014 05:58

Kryeministri shqiptar, nuk e sheh të nevojshme të merret shumë me Sali Berishën. Megjithatë ka ca gjëra, që sipas tij, ende duhet përmirësuar pas qeverisjes disa vjeçare të rivalit të tij politik si p.sh, projekti i portit të Shëngjinit, që ish-kryeministri shqiptar e quante “Porti i Kosovës” edhe pse asnjëherë nuk u bë asgjë nga kjo punë.
Kur Edi Rama erdhi në Kosovë, për të promovuar librin e tij “Kurban”, pjesa më e madhe i kaluar duke i sqaruar ato siç i quante ai “gënjeshtrat e Sali Berishës për të dhe socialistët shqiptar”.

Gjirokastër, arrestohet pronari i 140 kg drogë

Postuar në 20 Shkurt, 2014 03:54

Policia e Gjirokastrës arrestoi të dyshuarin si pronar i e makinës, ku u sekuestruan 140 kg marijuanë gjatë ditës së djeshme. 36-vjeçari me inciale E.N. u ndalua nga Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve në Policinë Gjirokastër, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes, pasi makina me kanabis dje u gjet e braktisur.
Ditën e djeshme sektori kunder narkotikeve ne Gjirokaster, fale operacionit te koduar “Mengjesi” bëri të mundur sekuestrimin e 140 kilograme marijuanë.

Vrasja e dyfishtë në Milot, 10 të shoqëruar në polici, dyshohet për ngaterrëse në objektiv.

Postuar në 20 Shkurt, 2014 03:34

Dhjetë persona janë shoqëruar nga policia në lidhje me vrasjen e dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Milot.
Burime zyrtare të policisë kanë thënë se gjatë hetimeve për zbardhjen e motiveve të ngjarjes së rëndë ku humbën jetën Klodian Ndreca dhe Taulant Prendi, janë shoqëruar ditën e sotme nga blutëm, rreth 10 persona që mund të kenë dijeni rreth ngjarjes. i plagosur mbeti edhe Aurel Prendi vëllai i njërit prej të vrarëve.

Student në dy universitete njëherësh, MASH: Njëra diplomë s`do njihet!

Postuar në 20 Shkurt, 2014 03:17

Studentë që ndjekin dy universitete njëherësh, njëra nga diplomat nuk do tu  njihet. Konfirmimi vjen nga Ministria e Arsimit, ku thuhet se, “nëse ndiqni dy Universitete njëkohësisht në publik, privat apo të alternuar, diploma e njërit prej tyre nuk do t’u njihet”.
Gjatë procesit të regjistrimit shumë të rinj kanë rezultuar se ndjekin njëkohësisht dy Universitete. Krerët e Ministrisë së Arsimit kanë nisur verifikimet në institucionet e arsimit të lartë, ndërsa u deklarojnë studentëve se një nga dy diplomat nuk do t’u regjistrohet, pra del e pavlefshme.

Vrasja e dyfishtë në Milot, 10 të shoqëruar në polici, dyshohet për ngaterrëse në objektiv.

Postuar në 20 Shkurt, 2014 03:11

Dhjetë persona janë shoqëruar nga policia në lidhje me vrasjen e dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Milot.
Burime zyrtare të policisë kanë thënë se gjatë hetimeve për zbardhjen e motiveve të ngjarjes së rëndë ku humbën jetën Klodian Ndreca dhe Taulant Prendi, janë shoqëruar ditën e sotme nga blutëm, rreth 10 persona që mund të kenë dijeni rreth ngjarjes. i plagosur mbeti edhe Aurel Prendi vëllai i njërit prej të vrarëve.

Tiranë, arrestohet me armë “anëtari i Bandës së Durrësit”.

Postuar në 20 Shkurt, 2014 02:14

Arrestohet nga Policia e Tiranës 33-vjeçari Indrit Rusi, i cili dyshohet të jetë pjestar i bandës së Durrësit.
Lajmi është bërë i ditur nga burime të policisë së Tiranës që thanë se i riu është vënë në pranga pranë digës së liqenit artificial.
Në momentin e arrestimit Indrit Rusit i është gjetur një pistoletë e tipit “Glock” dhe një krëhër me 15 fishekë.
Forcat e komisariatit numër dy në Tiranë që kanë kryer arrestimin e tij duke e konsideruar person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Aksioni është koduar “Telefonata e fundit”.

Policia e Lezhës flet për atentatin me dy të vrarë.

Postuar në 19 Shkurt, 2014 16:56

Rreth orës 20.30, është marrë informacion në sallën operative të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë, se në fshatin Pllanë, komuna Zejmen-Lezhë, në vendi e quajtur poshtë Urës së Vjetër të Matit, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit veturë wolxvagen, tipi golf 5 me targa AA 047 DB, ku për pasojë kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit:

Taulant P., rreth 27 vjeç,
Klodian N., rreth 28 vjeç, si dhe ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore shtetasi Aurel P., rreth 25 vjeç, të tre banorë të fshatit Pllanë-Lezhë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara