Arkiv-Lajme të përditësuara

Tiranë, aksidentohet autobusi i Unazës, plagosen tre pasagjerë.

Postuar në 22 Shkurt, 2014 16:08

Tiranë – Tre persona kanë mbetur të plagosur sot në mbrëmje në Tiranë pasi një autobus i linjës së Unazës doli nga rruga dhe u përplas me pemët.

Ngjarja ka ndodhur ne Unazë, pranë Piramidës rreth orës 22.25, kur autobusi ka qënë duke lëvizur në drejtim të rrugës së Elbasanit. Policia ka thënë se drejtuesi i mjetit ka humbur drejtimin dhe autobusi ka lëvizur në mënyrë të pakontrolluar derisa është ndaluar nga pemët në anë të rrugës.

Si pasojë e ngjarjes, janë plagosur tre pasagjerë të cilët janë tërhequr nga tri ambulanca dhe janë nisur në drejtim te spitalit.

Gjirokastër, bllokohet 1 ton drogë, arrestohet shoferi i kamionit, oficer policie.

Postuar në 22 Shkurt, 2014 14:31

Një tjetër operacion i koduar Ujvara , është zhvilluar në orët e mbasdites së datës 22.02.2014, nga Sektori Kundër Narkotikëve , në aksin rrugor Gjirokastër – Memaliaj.

Si rezultat i aksionit u bë i mundur bllokimi i një kamioni me targa AA308 FX, që drejtohej nga shtetasi Ardjan Serezi ,45 vjec nga Tirana.

Kamioni ishte i ngarkuar me thasë plasmasi të mbushur me pleh organik , ku poshtë thasëve me pleh kishte një shtresë plehu rifuxho që shërbente për të mbuluar pakot me lëndë narkotike, rreth një tonë Mariuanë.

Laura Vorpsi: Ja çfarë përjetoj kur dëgjoj emrin e Bashës.

Postuar në 22 Shkurt, 2014 13:48

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Laura Vorpsi duket se e admiron kryetarin e forcës së saj politike. “Që në momentin që dëgjoj emrin e zotit Basha, më shkojnë në mendje dy fjalë, evropian dhe karizmatik. Zoti Basha është autoritar aty ku duhet. Zoti Basha më frymëzon, ai më motivon çdo bashkëpunëtor, që nga stafi dhe ai frymëzon çdo militant dhe atë më të thjeshtin.

Grabiten me armë dy dyqane në Tiranë brenda pak minutash.

Postuar në 22 Shkurt, 2014 13:42

Një person i armatosur ka hyrë në ambientet e një dyqani në Tiranë duke realizuar një grabitje nën kërcënim. Shitësi i dyqanit në rrugën “Arkitekt Kasemi” është kërcënuar dhe më pas ka dhënë paratë e sendet e çmuara. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të kapur autorin e grabitjes. Pak minuta më vonë, një tjetër dyqan është grabitur në rrugën “George W.Bush”. Nga të dhënat e para dyshohet se grabitja ka ndodhur nga të njëjtët persona. Policia ende nuk ka dhënë informacione shtesë për këto dy grabitje. 

Mashtronte e shiste vajzat për prostitucion, në kërkim gruaja në Shkodër.

Postuar në 22 Shkurt, 2014 12:55

Një grua nga Shkodra është shpallur në kërkim nga policia lokale pasi akuzohet se mashtronte vajza nga kjo zonë të cilat “i shiste” në Kosovë për shfrytëzim prostitucioni.
Lajmi u bë i ditur nga burimet zyrtare që thanë se me datën 21. 02. 2014, filloi procedimi penal dhe u bëshpallja në kërkim e shtetases Pranvera C., vjeç 44, banuese në Shkodër.
Sipas policisë, procedimi ndaj saj filloi pasi ka mashtruar një shtetase për ta martuar në Kosovë, por pasi e ka dërguar atje ja ka shitur shtetasit Kosovar M. H., në qytetin e Pejës për qëllim prostitucioni.

Ukrainë, presidenti i shkarkuar ndalohet gjatë arratisjes për në Rusi.

Postuar në 22 Shkurt, 2014 12:53

Presidenti i Ukrainës Janukovic është ndaluar teksa po tentonte arratisjen nga vendi.
Lajmi është bërë me dije nga mediat ndërkombëtare që kanë thënë se presidenti i shkarkuar sot nga parlamenti, u ndalua teksa po tentonte fluturimin me avion jashtë vendit.
Sipas njoftimeve nga Ukraina, presidenti i deritanishëm u ndalua në tentativë për tu arratisur në drejtim të Rusisë.
Aktualisht presidenti i ndaluar ndodhet në Donetsk, ndërsa njoftohet se ndaj tij është ngritur akuza për dhunim të të drejtave të njeriut.

Lungomare, fotoja e shëtitores së re të Vlorës.

Postuar në 22 Shkurt, 2014 12:45

Vlora tashmë ka një projekt konkret që pritet të tjetërsojë vijën bregdetare, por dhe vetë qytetin. Kjo është fotoja e një prej planeve të shëtitores së re.
Nga pjesë të ndara plazhi që sot emërtohen,  i ri dhe i vjetër, pas vjeshtës së këtij viti një shëtitore  6. 3kilometër do të eliminojë kufijtë mes plazheve, ndotjen dhe kaosin duke sjellë një imazh të ri për bregdetin.

Massa e viziton në spital, Schumacher reagon për herë të parë pas dy muajsh.

Postuar në 22 Shkurt, 2014 10:30

Piloti i Formula 1 Felipe Massa ka vizituar sot mikun e tij dhe ish-shokun e ekipit Michael Schumacher. Lajmin e njoftoi gazeta ”Bild”, ndërkohë kampioni gjerman ka shfaqur disa reagime gjatë vizitës së tij.

Masakra në Durrës, prangoset autori në tentativë arratisjeje.

Postuar në 22 Shkurt, 2014 09:00

Është arrestuar vetëm pak minuta më parë autori i masakrës në Durrës, Odise Verbofshi. 32-vjeçari Odise Verbofshi, është identifikuar dhe është shpallur në kërkim si autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë të 32-vjeçarit Albert Kasalla dhe 27-vjeçarit Shaban Babasi dhe djegien më pas të trupave  të tyre në zonën e ish-Kënetës në një makinë që është shkrumbuar bashkë me ta.

Ristani: Krimi po vret çdo ditë, qeveria asnjë reflektim.

Postuar në 22 Shkurt, 2014 06:28

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me situatën e kriminalitetit në vend gjatë kësaj jave përfshirë vrasjet dhe aksidentet rrugore.
Deputeti i kësaj partie Arben Ristani u shpreh se brenda tre ditës janë vrarë 5 persona, ndërsa sipas tij nga qeveria nuk ka asnjë reflektim.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara