Tiranë, aksidentohet autobusi i Unazës, plagosen tre pasagjerë.

Tiranë – Tre persona kanë mbetur të plagosur sot në mbrëmje në Tiranë pasi një autobus i linjës së Unazës doli nga rruga dhe u përplas me pemët.
Ngjarja ka ndodhur ne Unazë, pranë Piramidës rreth orës 22.25, kur autobusi ka qënë duke lëvizur në drejtim të rrugës së Elbasanit. Policia ka thënë se drejtuesi i mjetit ka humbur drejtimin dhe autobusi ka lëvizur në mënyrë të pakontrolluar derisa është ndaluar nga pemët në anë të rrugës.
Si pasojë e ngjarjes, janë plagosur tre pasagjerë të cilët janë tërhequr nga tri ambulanca dhe janë nisur në drejtim te spitalit.
Nga të dhëna të vendit të ngjarjes, mësohet se tre pasagjerët ndodhen në gjendje të rëndë si pasojë e tronditjeve që kanë pasuar nga levizja e pa kontrolluar e autobusit.
Policia ka nisur hetimet për shkakun e aksidentit. Forcat e rendit mësohet se kanë ndaluar drejtuesin e autobusit i cili po verifikohet nëse ka pasur probleme shëndetësore apo ka konsumuar lëndë të ndaluara në detyrën që ai kryen.
Add new comment