Arkiv-Lajme të përditësuara
Vrasja e djegia e dy të rinjve në Durrës, dëshmitarët: Pamë tmerr me sy.
Ajo që na panë sytë mbrëmjen e së enjtes ishte horror. Është pak të them që burra, gra e fëmijë u tmerruan jo vetëm nga shpërthimi dhe djegia emakinës, por edhe nga era e mishit të djegur që ishte shpërndarë gjithandej. Ishte e pamundur që të ndërhynim për të shpëtuar personat që ndodheshin në automjet. Trupat e tyre u nxorën nga policia pas afro dy orësh”. Kështu deklaroi dje Afrim Pasha, dëshmitari okular i ngjarjes ku shpërtheu në flakë makina tip ‘Mercedez Benz’ me targa AA 930 BJ brenda së cilës ndodheshin trupat e pajetë të Shaban Babasit dhe Albert Kasallës.
Shkodër, i riu arrestohet me pistoletë në orën e mësimit.
Një i ri është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi është kapur me armë pa leje në Shkollë.
Burimet nga policia lokale kanë thënë se 17-vjecari me iniciale Gj.N ështëarrestuar në ambientet e një shkolle teksa mbante armë pa leje.
Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në gjimnazin e Bushatit. Mësohet se të riut iu bllokua një pistoletë Zastava të cilën e mbante me vete në orën e mësimit.
I riu është vënë në pranga në ambientet e shkollës së mesme ndërsa policia tha se në armë, gjimnazisti mbante edhe katër.
Pukë, kamioni del nga rruga, plagoset rëndë shoferi.
Një kamion ka dalë nga rruga në Pukë. Sipas policisë së qytetit verior, aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Lum Shtylla’. Mësohet se pas daljes nga rruga të një kamioni, ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i tij, 38-vjecari P. Biba.
Mirditë, në pranga dy 49-vjeçarë për vetëgjyqësi.
Agustin Gjoka, banues në Rreshen, Mirditë dhe Preng Gjomarkaj, banues në Nderfushas, Mirditë, që të dy të moshës 49 vjeçare, u arrestuan sot nga forcat e policisë së Komisariatit te Mirdites, pasi akuzohen për për veprën penale të “Vetëgjyqësisë” e kryer në bashkëpupunim.
Identifikohet i dyshuari për vrasjen dhe djegien e dy personave në Durrës.
Policia ka thënë se 32 vjeçari Odise Verboshi është personi i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Durrës. Policia ka shpallur në kërkim të riun, i cili është banor i lagjes Shkozet.
Durrës, vrasja e djegia e dy të rinjve, “për pazaret e drogës”.
Dy të rinj janë vrarë dhe më pas janë djegur në një makinë mbrëmë rreth orës 23:00, në afërsi të ish-Kënetës në Durrës. Viktimat janë nga Fushë Kruja me inicialet A. Kasalla dhe Sh. Babasi, të moshës 27 dhe 34 vjeç. Trupat e tyre u gjetën pa jetë në automjetin e tyre, të cilit i ishte vënë flaka në rrugën e papërfunduar që nis nga mbikalimi i Shkozetit drejt Porto Romanos në Durrës.
Tiranë-Elbasan, përmbyset autobusi, pesë të plagosur.
Përmbysja e një autobusi ka shkaktuar plagosjen e pesë personave në periferi të Tiranës.
Policia bën me dije se një autobus ka dalë nga rruga pasi është përplasur me një automjet tjetër. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Elbasn tek rrethrrotullimi që ndodhet pranë qendrës tregtare në dalje të kryeqytetit. Pesë të plagosurit janë nisur menjëherë drejt Spitalit Ushtarak për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendin e ngjarjes mësohet se janë edhe gjashtë persona qe kanë marrë lëndime më të lehta veç personave të plagosur që u dërguan në spital.
Vjedhje me armë në mes të qytetit, pranga 32 vjeçarit.
Durrës, 21 shkurt 2014, NOA.al- Vjedhje me armë në mes të qytetit të Durrësit, është kjo akuza që rëndon ndaj 32 vjeçarit Spiro Dede, i cili përfundoi në prangat e policisë. Falë bashkëpunimit me policinë e kryeqytetit, në Allias të Tiranës, ku Dede strehohej prej disa kohësh, u bë arrestimi i tij, pasi gjykata e Durrësit kishte dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”. Dede akuzohet se në muajin tetor në qendër të qytetit të Durrësit, nën kërcënimin e armës, ka vjedhur automjetin Benz me targa AA 994 BJ, shtetasit P.H.
Aksidentet. Haxhinasto: Rregulla të reja për patentat.
Numri i rënduar me aksidentet rrugore të ndodhura kohët e fundit ka sjellë nevojën e një reformë të thellë, në sistemin e transportit rrugor. Ministri i Transporteve tha sot se do të ketë një system të ri për patentat.
Në një takim me drejtues të drejtorive rajonale të Shërbimit të Transportit, ministri Edmond Haxhinasto tha se kjo reformë do të nisë me forcimin e testimit për marrjen e lejes së drejtimit të automjetit.
Vranë e dogjën dy viktimat nga Kruja, ndalohen dy të dyshuar, dy në kërkim.
Gëzhoja armësh dhe njolla gjaku janë gjetur në banesën ku dyshohet se ëshë kryer vrasja e dy personave që u gjetën të djegur në makinë në zonën e Kënetës në Durrës mesnatën e djeshme.
Policia tha se ka gjetur banesën ku është kryer krimi dhe ka sekuestruar aty prova të vlefshme për hetimin.
Burimet nga policia e Durrësit kanë thënë se nga hetimet e deritanishme janë shoqëruar 40 persona në cilësinë e të dyshuarve dhe dëshmitarëve.