Mirditë, në pranga dy 49-vjeçarë për vetëgjyqësi.

Agustin Gjoka, banues në Rreshen, Mirditë dhe Preng Gjomarkaj, banues në Nderfushas, Mirditë, që të dy të moshës 49 vjeçare, u arrestuan sot nga forcat e policisë së Komisariatit te Mirdites, pasi akuzohen për për veprën penale të “Vetëgjyqësisë” e kryer në bashkëpupunim.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë Qarkut Lezhë, thanë se arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas janë futur në kantierin e kompanisë turke që po ndërton HEC-in në Qafëmollë, Rrëshen, duke penguar punën, si dhe u kanë kërkuar punonjëve të largohen nga kantieri, me pretendimin se punimet po kryheshin në tokën e tyre. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesorë Lezhë për hetime të mëtejshme.
Add new comment