Tiranë-Elbasan, përmbyset autobusi, pesë të plagosur.

Përmbysja e një autobusi ka shkaktuar plagosjen e pesë personave në periferi të Tiranës.
Policia bën me dije se një autobus ka dalë nga rruga pasi është përplasur me një automjet tjetër. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Elbasn tek rrethrrotullimi që ndodhet pranë qendrës tregtare në dalje të kryeqytetit. Pesë të plagosurit janë nisur menjëherë drejt Spitalit Ushtarak për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendin e ngjarjes mësohet se janë edhe gjashtë persona qe kanë marrë lëndime më të lehta veç personave të plagosur që u dërguan në spital.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se autobusi me targë AA955HG i linjës Tiranë-Elbasan pas përplasjes është përmbysur në krahun e shoferit.
Autobusi ishte nisur nga Tirana drejt Elbasanit, ndërsa mësohet se është goditur nga pas prej nje makine ngjyrë Benz dhe më pas ka humbur drejtimin.
Add new comment