Arkiv-Lajme të përditësuara
Depresioni, gjendet i varur 37 vjeçari.
Një 37 vjeçar nga fshati Metaj në Fier, është gjetur i vetëvarur në tokat e familjes së tij.
Viktima i identifikuar si 37 vjeçari me iniciale B.D., u gjet i pajetë nga familjarët e tij, i varur në një pemë në tokat bujqësore.
Nga këqyrja e kufomës rezultoi se 37 vjeçari nuk kishte shenja dhune dhe nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se, viktima kishte shfaqur probleme mendore dhe depresion.
Kapen 140 kg marijuanë në Gjirokastër, kishin destinacion portin e Durrësit.
GJIROKASTER-Policia e Gjirokastrës njoftoi se 140 kg marijuanë u bllokuan sot gjatë një aksioni, ndërsa një person u shpall në kërkim.
“Operacioni zgjati 4 orë, ndërsa lënda narkotike u bllokua pranë fshatit Kordhocë, rreth 3 km larg Gjirokastrës”, njoftoi policia lokale në jug të vendit.
Lezhë – Shkoder, dy të vdekur nga kontakti me rrymën elektrike.
Dy persona kanë vdekur në Shkodër dhe Lezhë nga kontakti me energjinë elektrike.
Një 12-vjeçare nga Shkodra dhe një elektricist nga Lezha jane viktimat e këtyre ngjarjeve.
Mësohet se në Shkodër 12-vjeçarja P.Tatgjoni gjeti vdekjen e menjëhershme pasi aksidentalisht ka shkelur mbi një përcjellës energjie të këputur.
Policia ka thene se bëhej fjalë për një përcjellës 6000 Volt.
Nderkaq në fshatin Zejman të Lezhës ka humbur jetën elektricisti Pashk Tanushi, 60 vjeç.
Ai ishte në krye të detyrës, por kontakti me rrymën elektrike ka qënë fatal, duke i marrë jetën.
Polici grek arrestohet për ngarkesën 805 kg drogë nga Shqipëria.
Një oficer i policisë greke është vënë në pranga në lidhje me një ngarkesë prej 805 kilogramë drogë të trafikuar në Greqi nga Shqipëria.
Urdhër-arresti u lëshua oficerin grek të policisë, pasi dyshohet si i përfshirë në rrjetin e shpërndarjes dhe trafikut të 805 kilogramëve marijuanë që u kap në Prevezë, e cila kishte ardhur nga Shqipëria.
Gjyqtari i Prevezës mësohet se ka lëshuar mandatin e arrestit bazuar në hetimet për operacionin policor që u zhvillua më 8 shkurt.
Gjatë operacionit u bllokuan 19 qese me drogë ku u arrestuan dy shqiptarë.
Lushnje, furgoni aksidenton për vdekje këmbësorin.
Një furgon aksidenti për vdekje një kalimtar në Lushnje. Viktima është përplasur për vdekje nga një furgon mbrëmjen e sotme në kthesën e Çermës në Lushnje.
Policia bëri të ditur se furgoni me targa KS01916BB që drejtohej nga shtetasi Ilir Hoxha ka përplasur një kalimtar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Viktima mësohet se është aksidentuar teksa po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj.
Gjobëvënia 100 mijë euro në Tiranë, dy në pranga, një në kërkim.
Dy persona janë vënë në pranga në Tiranë me akuzën se kanë qenë autorë të një gjobëvënie 100 mijë euro.
Policia ka njoftuar se Më datë 17.02.2014, janë ekzekutuar vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka dhënë masën e sigurisë ”Arrest me burg”, për shtetasit Rubin Mithat Hoxha, 32 vjeç, banues në Tiranë dhe Albert Fuat Zerani, 54 vjec, banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Ilir Hyseagolli, 26 vjeç, banues në Tiranë.
Vrau të atin për paratë e drogës, autori Ardian Thaçi ishte nën shërbimin e provës.
TIRANE-Zbardhen shkaqet dhe motivet e krimit brenda familjes, i cili ndodhi në kryeqytet të mërkurën e kaluar, ku djali vrau babin e tij. Autori i ngjarjes, Ardian Thaçi, ka dalë para gjykatës së Tiranës për tu njohur me masën e sigurisë, ku në fund të seancës u vendos për ta lënë në “burg pa afat”.
Dokumente false për gjakmarrje, arrestohet kreu i Pajtimit Mbarëkombëtar.
Tre persona arrestohen në Tiranë dhe Durrës me akuzën per falsifikim te dokumentave per gjakmarrje.
Me kërkesë të Prokurorisë së Durresit, gjykata dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Kryetarin e Asamblesë Kombëtare tëMisionarëve të Pajtimit Mbarëkombëtar, Ndrec Prenga të akuzuar për korruprison dhe falsifikim, si edhe dy personave te tjere me te njejtat akuza.
Protesta e 20 shkurtit, Basha takon ambasadorët e BE, OSBE dhe SHBA.
TIRANE-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha organizoi një drekë pune me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, SHBA dhe OSBE-së, me të cilët ndau shqetësimin për situatën në vend, për kursin anti-ligjor të qeverisë dhe për aktet e saj të fundit kundër konsensusit politik.
Bulqizë, plagoset rëndë minatori 30-vjecar në zonën D.
Një minator ka mbetur i plagosur rëndë sot në zonën D të Bulqizës. Ngjarja ka ndodhur pak orë pas mesditës.Policia informon se Minatori Ismet Hoxha do të marrë kurimin e mjekëve të Tiranës, gjëndje e tij paraqitet e rëndë.
Pas aksidentit të ndodhur në Bulqizë, minatori 30-vjecar është transportuar me urgjencë me helikopter në Spitalin Ushtarak.
Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes, mësohet se minatori është goditur nga një masiv shkëmbor. I plagosuri kishte vetëm katër ditë qv kishte nisur punën si minator në Bulqizë.