Bulqizë, plagoset rëndë minatori 30-vjecar në zonën D.

Postuar në 18 Shkurt, 2014 07:21

Një minator ka mbetur i plagosur rëndë sot në zonën D të Bulqizës. Ngjarja ka ndodhur pak orë pas mesditës.Policia informon se Minatori Ismet Hoxha do të marrë kurimin e mjekëve të Tiranës, gjëndje e tij paraqitet e rëndë.

Pas aksidentit të ndodhur në Bulqizë, minatori 30-vjecar është transportuar me urgjencë me helikopter në Spitalin Ushtarak.

Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes, mësohet se minatori është goditur nga një masiv shkëmbor. I plagosuri kishte vetëm katër ditë qv kishte nisur punën si minator në Bulqizë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.