Arkiv-Lajme të përditësuara

6 vjet pavarësi e Kosovës, Rama: Ditë e Bekuar.

Postuar në 17 Shkurt, 2014 11:59

TIRANE-“Ditë të bekuar” e quajti Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ditën e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Kreu i qeverisë e përcolli urimin me rastin e 6-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, nëpërmjet rrjetit social, Facebook. “Gëzuar ditën e bekuar të pavarësisë së Kosovës. Krenarë për Kosovën” shkruan Rama.

Më herët edhe Kreu i Shtetit Bujar Nishani uroi nëpërmjet një telegrami homologen e tij, Atifete Jahjaga me rastin e 6-vjetorit të kësaj date të shënuar për Kosovën dhe mbarë Kombin Shqiptar.

Shkodër, arrestohet 24-vjecari i akuzuar për vrasje.

Postuar në 17 Shkurt, 2014 11:56

Policia e Shkodrës arrestoi sot një të ri nga fshati Rranxa, në komunën e Bushatit,  i akuzuar për vrasjen e një shtetasi, në nëntor të vitit të kaluar, në qytetin verior.
Burime zyrtare nga Policia lokale bënë të ditur të hënën se 24 vjeçari Shpëtim Sadiku, i shpallur më parë në kërkim, është autori  i dyshuar i vrasjes së shtetasit Palok Lazri, në 20 nëntor të vitit të kaluar, në qytetin e Shkodrës.

Vdes në spital 71-vjecari, familjarët akuza spitalit “Hygeia”

Postuar në 17 Shkurt, 2014 09:42

TIRANE-Një i moshuar ka gjetur vdekjen paraditen e së djelës në Reanimacionin e Repartit të neurologjisë, ndërsa familjarët akuzojnë mjekët për pakujdesi.

Burime nga policia e Tiranës kanë njoftuar se viktima është shtetasi H.P., vjeç 71, banues në Tiranë.

Nga ana e ekspertëve të mjekësisë ligjore, është bërë kqyrja e kufomës dhe sekuestrimi i kartelës klinike, pasi po hetohet për mjekim të pakujdesshëm të personelit mjekësor.

Sipas policisë mësohet se viktima ka qenë i shtruar tek një spital privat dhe më pas tek reaniamacioni i Neurologjisë në QSUT.

I akuzuari për vrasje detyron gruan të kryejë marrdhënie me të huaj.

Postuar në 17 Shkurt, 2014 09:40

Një person që ka qëlluar për vdekje një të ri me ngjyrë në një koncert ku muzika ishte e lartë,  dyshohet se ka kërcënuar dhe  vrarë gratë e tij dhe të  ketë detyruar njërën prej tyre për të bërë seks me të panjohur. Këtë akuzë e kanë pretenduar dhe dëshmuar të afërmit e tij.

Jahjaga bën homazhe te varri i Rugovës.

Postuar në 17 Shkurt, 2014 06:11

Liderët institucional të Kosovës, në kuadër të shënimit të gjashtëvjetorit të pavarësisë, nisën ditën duke bërë homazhe para varrit të presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova dhe në kompleksin memorial në Prekaz.

Presidentja Atifete Jahjaga deklaroi pas homazheve te varri i presidentit Rugova se me politikën aktive paqësore dhe me platformën për liri, pavarësi, demokraci, ai arriti të mobilizojë dhe të mbledhë gjithë popullin rreth programit të tij politik dhe që të fitojë përkrahjen e fuqishme ndërkombëtare, fillimisht të SHBA-së dhe të vendeve të Bashkimit Evropian.

Shqipëria, linjë e re interkonjeksioni me Maqedoninë

Postuar në 17 Shkurt, 2014 05:22

TIRANE-Shqipëria synon që këtë vit të nënshkruajë një marrëveshje për këtë qëllim me Maqedoninë.

Burime nga ministria e Energjisë bëjnë të ditur se, sivjet do të punohet për identifimin e burimit të financimit për këtë linjë të re energjetike, që Shqipërisë i krijon mundësitë për hapje të mëtejshme të tregut rajonal të energjisë.

Elbasan, tentuan të thyejnë magazinën, në pranga 3 të rinj.

Postuar në 17 Shkurt, 2014 04:47

ELBASAN-Policia e qarkut të Elbasanit ka vënë në pranga 2 persona ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vjedhin një magazinë.

Burimet policore bëjnë me dije se të arrestuarit janë 20-vjeçari Jaup Troka dhe Renato Çala 21-vjeç, ndërsa nuk bëhet i ditur emri i bashkëpunëtorit të shpallur në kërkim.

Kashar, klienti grabit taksistin nga Durresi.

Postuar në 17 Shkurt, 2014 04:10

Një taksist është grabitur nga nje klient qe i ka marre makinen dhe parate. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në afërsi të Kasharit.
Policia ka bërë të ditur se, taksisti ishte nisur nga Durrësi që të dërgonte një klient në Tiranë.
Në afërsi të Kasharit, klienti e ka kërcënuar taksistinduke i marrë paratë dhe më pas e ka detyruar që të zbresë nga taksia, duke i marrë edhe mjetin.

Aksidentoi rëndë një të moshuar, arrestohet 21-vjeçari nga Puka.

Postuar në 17 Shkurt, 2014 04:07

SHKODER-Një 21-vjeçar, lindur e banues në fshatin Berishë e Vogël, komuna Iballë e rrethit të Pukës, është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga forcat e policisë së Shkodrës, pasi akuzohet për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim mjeti pa leje drejtimi”. Burime zyrtare nga policia e Shkodrës bënë të ditur  Kastriot Ndou u arrestua, pasi  duke udhëtuar me motorçikletë në lagjen “Skënderbeg” të qytetit, aksidentoi 68 vjeçarin Ndre K, i cili aktualisht ndodhet në një gjendje të rëndë në spitalin rajonal.

Shoferët e furgonave 8+1 hyjnë në ditën e 12 të protestave.

Postuar në 17 Shkurt, 2014 03:26

Hyn në ditën e 12-të protesta e drejtuesve të furgonëve 8+1 në disa qytete kundër urdhrit të Ministrisë së Transporteve dhe policise se shtetit për moslejimin emarrjes së pasa-gjerëve në kthim dhe informalitetit.
Mesohet se diten e sotme, në Elbasan, Korcë, Kukës, Shkodër, Berat, Vlorë shoferët protestojnë kundër vendimit për kthim pa pasagjerë.
Shoferët e furgonëve janë shprehur të indinjuar nga heshtja e deputetëve të cilët pavarësisht thirrjeve të tyre, nuk kanë mbërritur në asnjë moment për të parë nga afër situatën. “Kemi 11 ditë në rrugë dhe askush nuk kujtohet për ne.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara