Arkiv-Lajme të përditësuara

Meta takon Krasniqin: Intensifikim bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë.

Postuar në 14 Shkurt, 2014 16:06

Tiranë, 14 shkurt 2014, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti në takim homologun e tij kosovar, Jakup Krasniqi. Gjatë takimit mes tyre u diskutua rreth forcimit të bashkëpunimit ndër-parlamentar, proceseve respektive integruese dhe zhvillimeve të fundit në rajon.

Dy anije ushtarake të NATO-s ankorohen në Vlorë.

Postuar në 14 Shkurt, 2014 16:02

Dy anije ushtarake të NATO-s, mbërritën në portin e Vlorës, në kuadrin e një vizite katër ditore.  Anijet i përkasin Grupit të Dytë Detar Minaheqës të NATO-s, respektivisht gjermane dhe italiane, u ankoruan në kalatat e portit, ku do të qëndrojnë deri në datën 17 shkurt.
Gjatë këtyre ditëve, bordin e këtyre anijeve pritet ta vizitojnë autoritete lokale, sipas një grafiku të caktuar.

SHBA, mbi 20 të vdekur nga stuhia e borës.

Postuar në 14 Shkurt, 2014 14:35

Moti i lig në Shtetet e Bashkuara ka marr jetët e të paktën 21 personave, ndërsa ka lënë afro gjysmë milioni amvisëri pa energji elektrike, njoftojnë mediet amerikane të premten.

Në mesin e të vdekurve nga ky dimër, ishte edhe një shtatzënë e cila u godit nga rrëzimi i borës nga një kulm.

Pas plagëve të marra 36 vjeçja ishte dërguar në spital, ndërsa mjekët i shpëtuan djalin, përmes lindjes cezariane.

Bebja e porsalindur është ende në gjendje kritike.

Viktimat e tjera kanë pësuar nga aksidentet në trafik, duke rënë nga drunjtë dhe sulmet në zemër.

Mbi 1 mijë shqiptarë në burgjet zviceriane.

Postuar në 14 Shkurt, 2014 13:29

Përfshirja e shqiptarëve nga Shqipëria, Kosova dhe trojet tjera etnike në krime të ndryshme të Zvicër është shqetësuese. Aktualisht në burgjet e këtij shteti janë mbi 1 mijë shqiptarë, kryesisht nga Kosova, ndërsa cdo ditë arrestohen për shitje droge shqiptarë të ndryshëm nga Shqipëria. Vetëm gjatë vitit të kaluar janë arrestuar dhe trajtuar mbi 3 mijë shqiptarë nga Kosova për krime të ndryshme.

“Porositësi” i vrasjeve, fotoja e Andon Mëhillajt në Gjykatë.

Postuar në 14 Shkurt, 2014 13:26

Andon Mëhillaj, ka shfaqur probleme mendore, që pas kthimit nga Italia vite më parë, ku mendohet, se ka qenë dëshmitar i vetëvrasjes së vëllait të tij. Ky është pretendimi I shfaqur prej avokatit të tij mbrojtës. Edhe në sallën e gjyqit Andon Mëhillaj, shfaqi shenja hutimi, ku mezi shqiptoi emrin e avokatit mbrojtes. Ai nuk pranoi akuzat e prokurorise, duke u shprehur, se ndihej . frikësuar nga vrasësi . arrestuar Julian Sinanaj, me të cilin tha, se kishte njohje prej vitesh.

Dy 16 vjeçar lënë mësimin, rrugëve me pistoletë në brez.

Postuar në 14 Shkurt, 2014 11:00

Durrës, 14 shkurt 2014,  Policia e Durrësit ka ndaluar dy të rinj të cilët lëviznin me armë me vete, rrugëve të këtij qyteti. Një nxënës i shkollës Synej në Kavajë, i moshës 16 vjeçare me iniciale A.D., lëvizte i armatosur në lagjen Nr.12 në Durrës, gjatë kohës kur shoqërohej nga një tjetër bashkëmoshatar i tij, kur u kap në flagrancë nga policia. Dy të rinjtë ndoshta për tu dukur më burrëror në ditën e të dashuruarve, a ndoshta për tu dukur më trima para ndonjë vajze që kishin për të takuar, kishin lënë orët e mësimit për të shkuar në Durrës, me armë në brez.

Porositësi i vrasjeve me pagesë, probleme mendore që kur i vranë vëllain.

Postuar në 14 Shkurt, 2014 09:40

Problemet e prentenduara shëndetësore të Andon Mëhillajt, qe njihet edhe me emrin Erjon Mehillaj, ishinarma më e fortë ne duart e avokatëve për të ndërtuar strategjinë e mbrojtjes, ndaj akuzave të prokurorisë sekrimeve te Rënda për porositësin e vrasjeve me pagesë.Sipas avokatit, në ditët në vazhdim, do të kërkohet ekzaminimin psikik i klientit të tij, pasi prej vitesh ai mjekohet me qetësues të fortë. Andon Mëhillaj, ka shfaqur probleme mendore, që pas kthimit nga Italia vite më parë, ku mendohet, se ka qenë dëshmitar i vrasjes së vëllait të tij.

Gruaja denoncon bashkëshortin për rrëmbim të 2 fëmijëve.

Postuar në 14 Shkurt, 2014 08:24

TIRANE-Një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj se ka rrëmbyer fëmijët, motër e vëlla, të moshës 6 dhe 8 vjeç dhe është zhdukur prej gati një muaji.

Burime të policisë së Tiranës bëjnë me dije se ëma e tyre ka treguar se fëmijët e mitur, djali me iniciale E.D 6 vjeç dhe vajza 8-vjeçare me iniciale E.D. në datë 31 janar të këtij viti, janë larguar drejt shtetit turk bashkë me të atin.

Ndërkaq blutë e kryeqytetit kanë nisur procedim penal për të atin, Shkëlzen D, ndërsa kanë kërkuar ndihmë nga Interpoli për gjetjen e dy fëmijë të mitur.

Florije Peci padit “Sigma”: Dëmshpërblim për përdhunimin në Austri

Postuar në 14 Shkurt, 2014 07:52

TIRANE-E mbijetuara e aksidentit të Himarës, që mbeti shtatzënë gjatë kurimit në Austri, Florije Peci kërkon dëmshëprblim nga kompania e sigurimeve “SIGMA”.

E burgosura lind fëmijën në pranga, fotot bëjnë xhiron e botës

Postuar në 14 Shkurt, 2014 07:38

Bëjnë xhiron e botës fotot e një vajze të dënuar, e cila sjell në jetë një fëmijë me pranga në duar.19-vjeçarja Dahab Abdel Hamid ka lindur përmes një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin e Kajros , e lidhur me pranga pas hekurave të krevatit, dhe pas pak orësh është dërguar sërish në burg.
Vajza e re është arrestuar gjatë një manifestimi pro ish-kryeministrit Morsi në Egjipt. Ajo nuk ka dalë asnjëherë përpara drejtësisë dhe nuk di arsyet përse mbahet në burg, ndërsa e ka quajtur vogëlushen e saj Liri

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara