Porositësi i vrasjeve me pagesë, probleme mendore që kur i vranë vëllain.

Postuar në 14 Shkurt, 2014 09:40

Problemet e prentenduara shëndetësore të Andon Mëhillajt, qe njihet edhe me emrin Erjon Mehillaj, ishinarma më e fortë ne duart e avokatëve për të ndërtuar strategjinë e mbrojtjes, ndaj akuzave të prokurorisë sekrimeve te Rënda për porositësin e vrasjeve me pagesë.Sipas avokatit, në ditët në vazhdim, do të kërkohet ekzaminimin psikik i klientit të tij, pasi prej vitesh ai mjekohet me qetësues të fortë. Andon Mëhillaj, ka shfaqur probleme mendore, që pas kthimit nga Italia vite më parë, ku mendohet, se ka qenë dëshmitar i vrasjes së vëllait të tij.

Edhe në sallën e gjyqit Andon Mëhillaj, shfaqi shenja hutimi, ku mezi shqiptoi emrin e avokatit mbrojtes.
Ai nuk pranoi akuzat e prokurorise, duke u shprehur, se ndihej i frikësuar nga vrasësi . arrestuar Julian Sinanaj, me të cilin tha, se kishte njohje prej vitesh. Ndërsa në lidhje me akuzat si porositës i vrasjes së Sokol Veizajt, Agron Çelës dhe vendosjes së eksplozivit në shtëpinë e Ardian Kollozit, i vetëdorëzuari në prokurori Mëhillaj ka mohuar implikimin.
Gjykata, pasi dëgjoi pretendimet e Mëhillajt, avokatit te tij dhe akuzat e prokurorisë, vendosi të lërë në fuqi vendimin e dhënë në mungesë, atë të “arrestit me burg”.
Mëngjesin e të mërkurës, me ndërhyrjen e shefit të prokurorisë së Vlorës dhe avokatit të Andon Mëhillajt, ky i fundit u vetëdorëzua, duke u sjelle në Tiranë për t’u përgjigur për akuzat ndaj tij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.