Arkiv-Lajme të përditësuara
Përleshje në parlamentin turk, gjakosen deputetët.
Parlamenti turk është shndërruar sërish në arenë përleshjes mes ligjvënësve të opozitës dhe atyre të pozitës. Kësaj here, shkak i përleshjeve ishte miratimi me votat e mazhorancës të një reforme në drejtësi.
Votimi në sallë u shoqërua me debate të ashpra mes deputetëve, të cilat përfunduan në përleshje fizike.
Para më shumë se një jave, në të njëjtën sallë deputetët u përleshën me njëri-tjetrin dhe shkak ishte një ligj i kaluar nga partia e kryeministrit Erdogan që rrit kontrollin e shtetit mbi internetin.
Elbasan, flakët e zjarrit djegin magazinën dhe një automjet.
ELBASAN-Një magazinë në Labinot-Fushë, dhe një automjet në Peqin, në qarkun e Elbasanit, janë përfshirë këtë të shtunë nga flakët e zjarrit, ku pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrëfikëse, dëmet kanë qenë vetëm materiale.
Rasti i parë u shënua mëngjesin e sotëm, në fshatin Labinot-Fushë, ku flakët e zjarrit përfshinë magazinën në pronësit të 38 vjeçarit me iniciale A.K. Pasojat ishin vetëm dëme materiale, ndërsa Grupi hetimor në vendin e ngjarjes konstatoi se shkak dyshohet të ketë qenë shkëndija elektrike.
Sigurimi i automjeteve, pas INSIG ulin tarifat dhe privatët.
TIRANE-Kompanitë e sigurimit kanw njoftuar seditwn e shtunw kanw ulur tarifat e sigurimit të detyrueshëm motorik në 16.500 lekë nga 18 900-21 000 lekë lekë që shkoi në fillim të javës në të gjitha pikat e shitjes së këtyre kompanive, në varësi të fuqisë motorike të automjetit.
Janinë, sekuestrohen 72 kg marijuanë, ndalohen 4 shqiptarë.
Katër shqiptarë janë ndaluar sot në kufirin shqiptaro-grek pasi iu gjetën një sasi prej 72 kg marijuana.
Burimet e policisë kufitare bëjnë me dije seasgjësimi I lëndës narkotike u sekuestruar gjatë një operacioni në fshatin Geraplanto në Janinë.
Nuk dihet ende identiteti i shqiptarëve të ndaluar porpolicia greke thekson se ata janë të moshës 23, 27, 30, 32-vjeçare.
Ndërkohë policia greke po vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.
Arrestohet 23-vjeçari, vrau të jatin dhe e raportoi vdekje aksidentale.
TIRANE-Një i ri 23 vjec është vënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi akuzohet se ka vrarë babain e tij tre ditë më parë.
Autori është Ardian Thaçi dhe ngjarja ka ndodhur më datën 12 shkurt.
Sipas burimeve nga policia, 23-vjeçari ka goditur me mjete të forta babain e tij Fatos Thaçi duke e lënë atë të vdekur në vend.
Mësohet se i riu pasi kishte vrarë të atin kishte raportuar në polici se babai i tij kishte humbur jetën aksidentalisht.
Por pas hetimeve policia arriti të vërtetojë që viktima nuk kishte vdekur aksidentalisht por ishte vrarë.
Pranga dy shtetaseve, vidhnin në varreza.
Fier, 15 shkurt 2014, Duket se kemi humbur çdo ndjenje njerëzor dhe dhembshurie. Për një grusht para jemi gati të bëjmë gjithçka, të vëmë dorë dhe atje ku deri dje quheshin vend tabu. Policia e Fierit ka regjistruar dje një vepër penale të pakëndshme,ka arrestuar dhe shoqëruar në polici dy shtetase, të cilat janë kapur duke vjedhur sendet e vendosura nga të afërmit në varrezat e qytetit të Patosit. Shtetaset e arrestuara janë, Marjanthi Tika, 47 vjeçe banuese në Patos dhe Ina Dulaj, 20 vjeçe, banuese edhe kjo në Patos.
Gostivar, 44 të helmuar nga gazi toksik në shkollë.
Nga gazi helmues në shkollën e mesme ekonomike komunale “Gostivar”, janë helmuar mbi 44 persona, shumica prej tyre nxënës, ndërsa ka edhe mësimdhënës dhe punonjës të sigurimit.
Deri më tani 14 persona janë dërguar në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup.
Ndërkohë, deri në orën 20:50, numri i atyre që kanë kërkuar ndihmë mjekësore ka qenë 32 veta, prej të cilëve 7 janë profesorë, një pjesëtar i sigurimit të shkollës dhe pjesa tjetër nxënës të shkollës.
Protesta, shoferët e taksive 8+1: Qeveria favorizon autobusët.
Protestat e nisura pas urdhrit që ndalon furgonët të marrin pasagjerë në kthim, kanë vijojnë edhe sot, nga pronarët dhe shoferët e furgonëve taksi në qytetet e Elbasanit,Korçës, Burrelit, etj.
Protesta e taksive 8+1 në ka vijuar për disa ditë radhazi protestën, duke e paralizuar plotësisht këtë shërbim në të gjitha linjat që e lidhin kryeqytetin dhe qytetet e tjera kryesore të vendit tonë.
SHBA urojnë Kosovën për Ditën e Pavarësisë.
Në një deklaratë për shtyp, Sekretari amerikan i ShtetitJohn Kerry thotë se në emër të Presidentit Obama dhe të popullit amerikan uron popullin e Republikës së Kosovës me rastin e 17 shkurtit, 6-vjetorit të pavarësisë. SHBA, thuhet në deklaratë, mbeten vendosmërisht të përkushtuara ndaj një Kosove të pavarur, sovrane dhe shumetnike.
Deklarata përmend ato që i quan “arritje historike të vitit të kaluar”, duke përfshirë marrëveshjen e prillit 2013 për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe përparimin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
Korcë, gjendet i vdekur 50-vjecari
Gjendet trupi pajetë i një personi, në Korçë. Viktima i seksit mashkull, rreth 50 vjeç është gjetur sot nga punonjësit e pastrimit të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat pasi kanë kqyrur viktimën e kanë të dërguar në morg ku do t`I bëhet edhe eskpertiza për të vërtetuar edhe shkaqet e vdekjes.
policia ka nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes .