Përleshje në parlamentin turk, gjakosen deputetët.

Postuar në 15 Shkurt, 2014 13:56

Parlamenti turk është shndërruar sërish në arenë përleshjes mes ligjvënësve të opozitës dhe atyre të pozitës. Kësaj here, shkak i përleshjeve ishte miratimi me votat e mazhorancës të një reforme në drejtësi.
Votimi në sallë u shoqërua me debate të ashpra mes deputetëve, të cilat përfunduan në përleshje fizike.
Para më shumë se një jave, në të njëjtën sallë deputetët u përleshën me njëri-tjetrin dhe shkak ishte një ligj i kaluar nga partia e kryeministrit Erdogan që rrit kontrollin e shtetit mbi internetin.
Ligji është kritikuar edhe nga organizmat ndërkombëtare si shkelje e lirive dhe të drejtave të njeriut.
Ky ligj dhe reforma në sistemin e drejtësisë ka ngjallur reagimin e opozitës që akuzon Erdogan se po vendos diktaturën në vend.
Sipas medieve turke, reforma në drejtësi synon forcimin e kontrollit të qeverisë mbi sistemin e drejtësisë.
Ekzekutivi i kryeministrit Erdogan dhe sistemi i drejtësisë ishin protagonistë të përplasjes më të fundit ku të afërm të kabinetit përfunduan në pranga nën akuzën për korrupsion.
Kjo nxiti kundërveprimin e ekzekutivit që shkarkoi prokurorët dhe shefat e policisë në shumë qytete të vendit me po të njëjtën akuzë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.