Pranga dy shtetaseve, vidhnin në varreza.

Fier, 15 shkurt 2014, Duket se kemi humbur çdo ndjenje njerëzor dhe dhembshurie. Për një grusht para jemi gati të bëjmë gjithçka, të vëmë dorë dhe atje ku deri dje quheshin vend tabu. Policia e Fierit ka regjistruar dje një vepër penale të pakëndshme,ka arrestuar dhe shoqëruar në polici dy shtetase, të cilat janë kapur duke vjedhur sendet e vendosura nga të afërmit në varrezat e qytetit të Patosit. Shtetaset e arrestuara janë, Marjanthi Tika, 47 vjeçe banuese në Patos dhe Ina Dulaj, 20 vjeçe, banuese edhe kjo në Patos. Policia bën të ditur se arrestimi i këtyre shtetaseve u bë në flagrancë për veprat penale të “Vjedhjes ” dhe “Dhunimit të varreve”. Duke dhënë detaje rreth momenti të arrestimit, polici thotë se, më datë 14 shkurt 2014, rreth orës 11:30, këto shtetase janë kapur në kushtet e flagrancës, tek varrezat e qytetit të Patosit, duke transportuar me çantë dore disa vazo zbukurimi, të cilat dyshohen se i kishin hequr në varre të ndryshme.
Add new comment