SHBA urojnë Kosovën për Ditën e Pavarësisë.

Postuar në 15 Shkurt, 2014 04:23

Në një deklaratë për shtyp, Sekretari amerikan i ShtetitJohn Kerry thotë se në emër të Presidentit Obama dhe të popullit amerikan uron popullin e Republikës së Kosovës me rastin e 17 shkurtit, 6-vjetorit të pavarësisë. SHBA, thuhet në deklaratë, mbeten vendosmërisht të përkushtuara ndaj një Kosove të pavarur, sovrane dhe shumetnike.

Deklarata përmend ato që i quan “arritje historike të vitit të kaluar”, duke përfshirë marrëveshjen e prillit 2013 për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe përparimin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Në deklaratën e Sekretarit të Shtetit thuhet se SHBA i kanë drejtuar sytë tek puna e rëndësishme për ndërtimin e një Kosove të begatë, të integruar në institucionet evropiane dhe ato euro-atlantike. “SHBA qëndrojnë me ju si një partner dhe mik i palëkundur”, thuhet në deklaratë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.