Protesta, shoferët e taksive 8+1: Qeveria favorizon autobusët.

Postuar në 15 Shkurt, 2014 04:36

Protestat e nisura pas urdhrit që ndalon furgonët të marrin pasagjerë në kthim, kanë vijojnë edhe sot, nga pronarët dhe shoferët e furgonëve taksi në qytetet e Elbasanit,Korçës, Burrelit, etj.
Protesta e taksive 8+1 në ka vijuar për disa ditë radhazi protestën, duke e paralizuar plotësisht këtë shërbim në të gjitha linjat që e lidhin kryeqytetin dhe qytetet e tjera kryesore të vendit tonë.
Sipas taksistëve, vijimi i protestës së drejtuesve të automjeteve të këtij lloj shërbimi do të vazhdojë, pasi kërkesat e parashtruara prej tyre më herët janë injoruar nga qeveria gjatë gjithë kësaj jave.
Sipas shoferëve të Korçës, po favorizohen shoqëritë e autobusëve, prandaj ata do vazhdojnë të protestojnë deri në zgjidhjen e kësaj situate.
“Kjo është luftë për mbijetesë, ne nuk ndalemi do i shkojmë deri në fund, do vazhdojmë të dalim në rrugë”, shprehen ata njëzëri.
Shoferët e Burrelit kanë paralajmëruar përshkallëzimin e protestës, duke bllokuar rrugën nacionale. ‘Do marrim leje në polici për këtë protestë”, shprehen ata.

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Dhe bënë shumë mirë që u jepë përparësi autobuzëve se kjo është një gjidhje europiane me fugona dhe karoca vetëm në Salistan bëhet</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.