Arkiv-Lajme të përditësuara

Korcë, grabitet në rrugë tetraplegjikja.

Postuar në 12 Shkurt, 2014 02:16

Dhunohet dhe grabitet në rrugë një vajzë tetraplegjike. 31-vjeçarja Majlinda Kosovari ishte duke u kthyer me karrocën e invaliditetit nga qyteti i Korçës për në banesën e saj në fshatin Dishnicë kur është sulmuar nga dy të rinj. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Korçës bënë me dije se ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 17:30. Gjatë marrjes në pyetje, Kosovari ka deklaruar se agresorët pasi e kanë goditur me grushte dhe i kanë shkulur flokët i kanë marrë me forcë telefonin celular. Thirrjet e saj për ndihmë kanë alarmuar banorët e fshatit, të cilët i kanë ardhur në ndihmë.

Topi: Të ndryshojë Kushtetuta.

Postuar në 11 Shkurt, 2014 15:54

Kryetari i FRD-së Bamir Topi deklarohet pro ndryshimit të Kushtetutës. Sipas tij në ligjin themeltar të shtetit janë bërë shumë gabime të cilat prodhojnë konflikte mes institucioneve. Topi i referohet ndryshimeve te 2008-es pas kompromisit politik PD-PS. Në emisionin “Mëngjesi në AS” të gazetarit Gerti Çarçani, ish kreu i shtetit,  komenton dhe qëndrimin aktual të opozitës  për dekretet në Gjykatën e Lartë duke e cilësuar një hipokrizi.

I vdes motra nga overdoza, Julia Roberts mban zi.

Postuar në 11 Shkurt, 2014 15:13

Julia Robertsështë duke mbajtur zi për humbjen e gjysëm-motrës së saj Nancy Motes. Trupi i saj u gjet i pa jetë në Los Angeles, të dielën më 9 shkurt, në shtëpinë e një mikeshe të saj dhe dyshohet për mbi-dozë droge, raporton Sky News.

Në një deklaratë për media, familja Roberts thotë se janë “të tronditur” nga vdekja e motrës”.  Policia e Los Angeles ka bërë me dije se në vendin e ngjarjes, përveç drogës, është gjetur edhe një shënim për vetëvrasje.

Erdogan nuk pranon kritikat për censurën ndaj internetit.

Postuar në 11 Shkurt, 2014 15:07

Kryeministri turk Recep Tayip Erdogan nuk i mori në konsideratë kritikat e ashpra që kanë të bëjnë me ligjin e ri, i cili forcon kontrollin e internetit dhe siguroi që ligji i drejtohet fillimisht “kërcënimit në internet” të kundërshtarëve të tij politikë.

“Askush nuk do të regjistrohet. Askush nuk do të shohë të dhënat e tij personale në listën e adresave në internet, nuk do t’i dhunohet as liria e tij”, premtoi Erdogani.

Peshkopi, vritet vëllai i nuses që vrau vjehrrën me vaj në vesh.

Postuar në 11 Shkurt, 2014 13:05

Një person është vrarë me armë zjarri pasditen e sotme në Peshkopi.
Viktima mësohetse është shtetasi Basri Nikolli.
Policia ka thënë se vrasja ka ndodhur në fshatin Luzni, ku banonte viktima.
Nga verifikimet e para, mësohet se viktima është vëllai i një prej nuseve që vranë vjehrrën pak kohë më parë.
Në shkurt 2013, Naime Skuka besohet se është vrarë nga dy nuset e saj që dyshohet se i kanë hedhur vaj të nxehtë në vesh teksa viktima flinte gjumë.

Tiranë, policia rrugore arreston 6 shoferë brenda ditës.

Postuar në 11 Shkurt, 2014 10:16

Tirane – Gjashtë personajanë arrestuar në flagrancë nga policia rrugore në Tiranë pasi pesë prej tyre janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ose pa dokumente ndërsa një tjetër është vënë në pranga për arësye se ka aksidentuar një këmbësor.

Kukës, rruga që rrezikon cdo ditë jetën e 12 mijë banorëve.

Postuar në 11 Shkurt, 2014 10:13

12 mijë banorë të tre komunave Zapod, Topojan dhe Shishtavec në Grykën e Vanave udhëtojnë përditë nga fshatrat e tyre për në Kukës, mes frikës dhe rrezikut në çdo moment nga rruga e keqe dhe jashtë çdo lloj standardi.Në këtë segment, pak ditë më parë, ndodhi aksidenti tragjik që u mori jetën 6 udhëtarëve dhe plagosi 7 të tjerë. Rrugës së vështirë i shtohen dhe automjetet e amortizuara të transportit dhe shpesh jashtë kushteve teknike. Ndërhyrja në sistemimin dhe asfaltimin e rrugës bëhet më emergjente tani në stinën e dimrit, ku fshatrat izolohen nga dimri dhe të ftohtit.

Arrestohet për armëmbajtje pa leje 58 vjecari në Peqin.

Postuar në 11 Shkurt, 2014 10:09

PEQIN-Dy shtetas janë arrestuar nga policia të martën, pasi akuzohen për veprën penale “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Burime të Policisë bënë të ditur se “është arrestuar 58 vjecari Dervish Dushku, me banim në Peqin.

Siguria rrugore, Haxhinasto dhe Tahiri prezantojnë paketën e re ligjore

Postuar në 11 Shkurt, 2014 06:40

TIRANE-Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto dhe Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri prezantuan sot një paketë masash ligjore për rritje e sigurisë rrugore.

Në një konferencë për shtyp nga selia e kryeministrisë, Haxhinasto tha se kemi përgatitur një sërë propozimesh për ndryshime në  Kodin rrugor dhe Kodin Penal.

Haxhinasto bëri të ditur se do forcojmë kontrollin e mjeteve, do bëjmë sistemin të pathyeshëm nga korrupsioni që ekziston sot dhe do vendosim elementë sigurie.

Shuhet artisti Skënder Sallaku.

Postuar në 11 Shkurt, 2014 02:15

Ndërron jetë në moshën 79-vjeçare “Artisti i Popullit” Skënder Sallaku. Ai ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm pasi prej vitesh vuante nga një sëmundje e rëndë. Skënder Sallaku është njëri nga aktorët tanë më të mirë të humorit,autor skeçesh e parodish, etj. Është i njohur  për interpretimin e tij brilant në estradë dhe cirk.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara