Siguria rrugore, Haxhinasto dhe Tahiri prezantojnë paketën e re ligjore

TIRANE-Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto dhe Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri prezantuan sot një paketë masash ligjore për rritje e sigurisë rrugore.
Në një konferencë për shtyp nga selia e kryeministrisë, Haxhinasto tha se kemi përgatitur një sërë propozimesh për ndryshime në Kodin rrugor dhe Kodin Penal.
Haxhinasto bëri të ditur se do forcojmë kontrollin e mjeteve, do bëjmë sistemin të pathyeshëm nga korrupsioni që ekziston sot dhe do vendosim elementë sigurie.
Gjithashtu, ai tha se do të kemi rikonceptim të elementëve të testimit për drejtuesit e automjeteve si dhe ndërhyrje në sinjalistikë.Paketa tha ai, përfshin edhe reformën në transportin publik. Nga ana e tij, Ministri Tahiri tha se paketa e masave ligjore për sigurinë rrugore synon garantimin e jetës së qytetarëve.Duke vënë në dukje se aksidentet rrugorë janë në shifra alarmante, Tahiri deklaroi se nuk do të lejojmë shkeljet ligjore nga punonjësit e policisë.
“Kemi parashikuar propozimin për ndryshim si masë minimale të dënimit pa leje drejtimi 10 ditë heqje lirie . Sepse të drejtosh mjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur nuk është shkelje e kodit rrugor por përbën vepër penale. Ndaj si e tillë Ministria e Brendshme ka prezantuar që dënimi minimal i mundshëm të jetë 10 ditë heqje lirie. Për statistikë në 4 muaj që nga dita e parë të ushtrimit të detyrës policia filloi praktikën e arrestimit të personave të cilët drejtojnë automjetin në gjendje të dehur dhe ky numër është 660 shtetas të ndalur por që 83 persona janë dhënë vendimet nga gjykatat” tha Tahiri.
Add new comment