Arkiv-Lajme të përditësuara
Vrasjet me pagesë, shpërthim tritoli në banesën e porositësve në Vlorë.
Vlorë – Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e të dielës në Vlorë.Policia ka thënë se shpërthimi ka ndodhur në lagjen ’28 Nëntori’.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në një godinë pranë ish-Shtëpisë së Oficerëve. Menjëhere pas njoftimit të marrë për ngjarjen, drejt godinës ku ka ndodhur shpërthimi janë nisur forca të shumta të policisë dhe efektiva të shërbimeve zjarrfikëse.
Rama inspekton rrugën e Pogradecit: Përmirësim projektit
Kryeministri Edi Ramainspektoi të dielën, punimet që po kryhen në aksin rrugor Lin-Pogradec, përgjatë liqenit, nga ku deklaroi se se do të punohet për përmirësimin e projektit.
Në rrjetin social “Facebook”, Rama shkruan se puna për përfundimin e punimeve në këtë aks turistik të buzëliqenit të Pogradecit, u bllokua me muaj të tërë nga borxhet e qeverisë së mëparshme.
Peshkopi, përplasen dy makina, pesë të plagosur
Pesë persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor në Peshkopi. Ngjarja ka ndodhur në orët e mesditës në fshatin Katund i Ri, ndërsa mbeten të paqarta rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.
Policia nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se tre nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë. Ndërkohë drejt vengjarjes janë nisur urgjenca dhe forca të policisë.
Vrasja e Aleks Nikës më 21 janar, Prokuroria merr në pyetje dëshmitarë të rinj
Pak kohë pas deklaratave të Prokurorit të Përgjithshëm se mbetet ende e pazbardhur një prej vrasjeve të protestës së 21 janarit, prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje dy dëshmitarë të cilët kanë qenë fare pranë viktimës Aleks Nika ditën e vrasjes se tij.
Kosova këtë vit aplikon në KE.
Neglizhencën për të aplikuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, opozita po e sheh si veprim të pafalshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Kjo, pasi sipas tyre, Kosova tashmë i ka votat për anëtarësim në këtë mekanizëm të rëndësishëm evropian.
Por, ndryshe mendojnë përfaqësues të MPJ-së, të cilët thonë se këtë vit Kosova do të aplikoj për anëtarësim në KE, pasi tashmë e kanë shpall vitin 2014, si vit të agjendës multilaterale.
Vija bregdetare, 96 projektues kanë aplikuar.
Ministria Zhvillimit Urban dhe Turizmit ka bërë të ditur se 96 projektues kanë aplikuar në konkursin për Vijën Bregdetare të qytetit të Vlorës. Kjo ministri ka njoftuar se, në faqen e Konkursit Ndërkombëtar për Vijën Bregdetare kanë aplikuar 96 projektues, nga te cilët 66 studio ndërkombëtare, 15 studio vendase dhe 15 grupime studentore.
Basha refuzon të mbajë fjalim në homazhet e Vaçes
Kreu i Partisë Demokratike, njëkohësisht kryetar i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, nuk ka mbajtur fjalim gjatë homazheve në nderim të këngëtares Vaçe Zela.
Burimet bëjnë të ditur se në cilësinë e kryetarit të bashkisë së kryeqytetit dhe të partisë më të madhe opozitare në vend, Bashës i ishte kërkuar të flasë në ceremoninë e organizuar nga Ministra e Kulturës për nder të këngëtares së madhe shqiptare.
Por Basha ka preferuar të flasë vetëm para kamerave dhe gazetarëve jashtë TOB, ku u zhvilluan homazhet, dhe nuk është futur fare në sallë.
Dita
Alibeaj: Katapultimet apo spastrimet e panatyrshme e dëmtojnë PD-në
Ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, i cili së fundmi është angazhuar si koordinator për riorganizimin e strukturave të PD-së në Vlorë, është i mendimit se “stili Basha” i opozicionit është e vetmja risi në këtë epokë të re të kulturës politike në Shqipëri. Në një intervistë për gazetën “Mapo”, Alibeaj shpjegon se opozita e tashme po kërkon me persistencë të kultivojë në publik një qasje të re të marrëdhënies publik-politikë. “…Ky është fillimi më i mbarë i mundshëm, që mund të kishte opozita e PD-së”, – shprehet ai ndër radhë.
Albavia” dhe “Gjoka” fundosin Xhelal Mziun
Prokuroria e Tiranë ka përfunduar hetimin dhe ka dërguar për gjykim kërkesën ndaj tre shtetasve, funksionarë të Bashkisë Kamëz. Më konkretisht, shtetasi Xhelal Mziu, me funksion kryetar i bashkisë, Atli Hoti, drejtor i
Drejtorisë Juridike dhe Bujar Loshi, drejtor i Drejtorisë së Taksave në këtë bashki. Këta zyrtarë akuzohen për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim.
Fushë-Krujë, shpërthen granata, vdes 6-vjeçari, plagosen 3 vëllezërit e tij
Një femije vetem 6 vjeç ka humbur jeten, ndersa tre vellezerit e tij janë plagosur për shkak të shpërthimit të një granate ne aren e shtepise se tyre. Ngjarja ka ndodhur në Fushë-Krujë, kur 4 femijet e familjes Tema ndodheshin ne aren perpara shtepise se tyre, ku mesa duket kane hasur ne nje granate me te cilen per shkak te moshes se mitur dhe mungeses se informacionit kane nisur te luajne çka ka sjelle shperthimin e menjehershem te granates luftarake.