Albavia” dhe “Gjoka” fundosin Xhelal Mziun

Prokuroria e Tiranë ka përfunduar hetimin dhe ka dërguar për gjykim kërkesën ndaj tre shtetasve, funksionarë të Bashkisë Kamëz. Më konkretisht, shtetasi Xhelal Mziu, me funksion kryetar i bashkisë, Atli Hoti, drejtor i
Drejtorisë Juridike dhe Bujar Loshi, drejtor i Drejtorisë së Taksave në këtë bashki. Këta zyrtarë akuzohen për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim.
Për kryetarin Mziu, kjo akuzë rëndon dy herë, pasi sipas hetimeve, rezulton se me veprime dhe mosveprime, gjatë ushtrimit të detyrës, ka dëmtuar interesat ekonomike të dy kompanive private. Në rastin e parë ka shkelur
legjislacionin mbi prokurimet publike në dëm të interesave publike dhe të shoqërive të përfshira në procedura tenderuese për ndërtimin e rrugës në njësinë administrative që drejton; Në rastin e dytë, Prokuroria e Tiranës ka hetuar për 4 kallëzime dhe ka paraqitur në kërkesën për gjykim elementët e hetimit për secilin kallëzim.
Në çdo kallëzim, sipas prokurorisë, janë vërtetuar elementët e “shpërdorimit të detyrës” nga ana e zyrtarëve drejtues të Bashkisë. Dosja është voluminoze dhe është e organizuar sipas hetimit për secilin kallëzim.
Kompanitë e ndëshkuara
Dy kompanitë, “Albavia” dhe “Gjoka”, në pesë vite rresht (2008-2013) kanë ankimuar fillimisht detyrimin e përcaktuar nga ana e Bashkisë, pasi e kanë konsideruar të padrejtë. Ankimimi i tyre nuk është marrë parasysh asnjëherë dhe për këtë, dy kompanitë, çdo vit i janë drejtuar gjykatës.
Për 5 vite rresht, nga “kokëfortësia” e Bashkisë, janë investuar Gjykata e Shkallës së Parë dhe e Apelit për të njëjtin vendim. Në të gjitha rastet, gjykatat i kanë dhënë të drejtë shoqërive private. Por, nga ana e Bashkisë nuk janë marrë në konsideratë
vendimet e gjykatës, për më tepër bashkia ka urdhëruar me akt administrativ “bllokimin e llogarive bankare” të shoqërive, të cilat janë detyruar të zhvillojnë të tjera procese gjyqësore për zhbllokimin e tyre.
Në dy kallëzimet e paraqitura nga përfaqësues të shoqërisë “Albavia” parashtrohet fakti se, ndaj kësaj shoqërie Bashkia “Kamëz”, ka vendosur ndër vite, në kundërshtim me ligjin, taksën “Për zënien e hapësirës për aktivitet tregtar” si dhe “Taksën e ndërtesës”.
Edhe pse Gjykata ka vendosur disa herë me vendim të formës së prerë paligjshmërinë e këtyre taksave, nga Autoritet e Bashkisë, nuk është marrë asnjë masë për anulimin e këtyre taksave në vitet në vazhdim, por ka ndodhur e kundërta duke bërë rivlerësime tatimore.
Gjithashtu, kësaj shoqërie nuk i janë kthyer detyrimet e paguara, të cilat Gjykata i ka deklaruar si të vendosura në kundërshtim me ligjin. Prokuroria ka mundur të zbardhë shkeljet që bashkia ka bërë në të gjitha vitet që nga 2008, ndaj këtyre dy shoqërive, shkelje të cilat janë të dokumentuara në dosje voluminoze
Prokuroria e Tiranës duke hetuar gjithë aktivitetin e Bashkisë së Kamzës në lidhje me shkeljet që janë konstatuar kundrejt dy shoqërive. Bashkia ka bllokuar në mënyrë arbitrare shumat që janë gjobitur kompanitë, ku vetëm për Albavinë, mësohet se ka paguar deri në 120 milionë lekë (të vjetra).
Për vitin që lamë pas, prokuroria ka fiksuar se: “Albavia sh.p.k., merr dijeni mbi aktin detyrimin tatimor, dt 28 janar 2013 të lëshuar nga Drejtoria e Taksave në Bashki, në të cilat në vazhdimësi përfshihen detyrime të shpallura të paligjshme si dhe taksim të dyfishtë për aktivitetin e shoqërisë.
Në të njëjtën datë shoqëria i drejtohet Drejtorisë së Taksave duke i kërkuar argumenton prokuroria, shoqëria bën ankimim te Kryetari i Bashkisë dhe disa ditë më vonë i drejtohet sërish të njëjtës drejtori për kthim përgjigje lidhur me shkresën për kalimin e tepricës kreditore për llogari të shlyerjes së detyrimeve.
Më datë 22 mars 2013, “Albavia” sh.p.k. i drejtohet Gjykatës për sigurimin e padisë me pezullimin e akt detyrimeve tatimore dhe shfuqizimin e tyre, gjykim i cili vazhdon akoma. Konstatohet se Bashkia ka marrë njoftim rregullisht për proceset dhe vendimet gjyqësore të
zhvilluara me paditës shoqërinë “Albavia”. Nga përllogaritjet rezulton se shuma e taksave të vendosura padrejtësisht në vitet 2008-2011 për shoqërinë “ Albavia” është rreth 12.000.000 lekë të reja.
Shekulli
Add new comment