Arkiv-Lajme të përditësuara
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD për kompetencat e INUK
Gjykata Kushtetuese rrëzoi një kërkesë të Partisë Demokratike për pezullimin e Aktit Normativ të qeverisë për kompetencat e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar.
Megjithatë, Kushtetuesja do e shqyrtojë në themel këtë akt.
PD është ankuar se INUK merr kompetencat e gjykatave, duke vendosur vetë se cilin ndërtim të prishë.
Pas vendimit të gjykatës, deputeti i PD-së, Eduard Halimi, tha se qeveria ka shkelur vendimet e gjykatave duke shembur pronat e ligjshme të qytetarëve.
Debate në Komisionin e Jashtëm parlamentar
Opozita dhe mazhoranca në Komisionin e Jashtëm parlamentar janë përfshinë në debate, pasi kryetarja e komisionit Arta Dade, ka akuzuar qeverinë paraardhëse se e ka futur vendin në listën e zezë të trafikimit të armëve. Nënkryetari demokrat në këtë komision, Aldo Bumçi, u shpreh se nuk bëhet fjalë për trafikim, por për tregti të ligjshme armësh.
Tahiri: SHISH-i po na saboton
Thellohet përplasja institucionale midis mazhorancës dhe kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi. Në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Sigurisë, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, akuzoi SHISH dhe drejtuesin e saj për inaktivitet në luftën kundër kriminalitetit.
Prokuroria pushon hetimet ndaj kreut të ILDKP, Xhuka: Nuk ka vepër penale
Prokuroria e kryeqytetit ka vendosur të pushojë hetimet ndaj Zana Xhukës, kryeinspektores së Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive (ILDKP). Vendimi vjen 4 ditë pasi Komisioni i Ligjeve miratoi me 16 votat e mazhorancës raportin për shkarkimin e Zana Xhukës nga posti i kryeinspektores së ILDKP-së. Vendimi i pushimit të hetimeve, është marrë mesditën e djeshme nga Prokuroria e Tiranës, me një njoftim të shkurtër të firmosur nga kreu i saj, Petrit Fusha.
Gjirokastër, zbardhet tentativa e grabitjes së autobusit, ndalohen katër të rinj
Policia e Gjirokastrës ka deklaruar se ka zbardhur ngjarjen e Memaliajt, ku u sulmua me armë autobuzi i linjës Tiranë-Athinë. Burime zyrtare bëjnë me dije se janë ndalur shtetasit: Klajdi Tringa, 20 vjeç, Besmir Ruçi, 23 vjeç, Jurgen Lola, 22 vjeç dhe Gentian Beqiraj, 29 vjeç, që të katërt nga Memaliaj, si autor të dyshuar të ngjarjes.
Reforma Territoriale/ Mazhoranca përcakton emrat për komisionin e posacëm
Mazhoranca përcakton emrat e deputetëve që do të jenë pjesë e Komisionit të posaçëm Parlamentar për Reformën Territorile Administrative.
Si bashkëkryetar i komisionit, përfaqësues i PS-së, do të jetë deputeti Bashkim Fino, i cili mban dhe detyrën e Sekretarit për Çështjet Vendore në Partinë Socialiste. Bashkë me të do të jenë Musa Ulqini, Armando Subashi, Andrea Marto, Blendi Klosi dhe Namik Kopliku. Ndërsa nga rradhët e Lëvizjes për Socialiste për Integrim, në këtë komision do të marrin pjesë Petrit Vasili dhe Spartak Braho.
Rrëzohen dekretet e Presidentit
Propozimi i Partisë Socialiste për të rrëzuar në Kuvend dy dekretet e Presidentit për emërimin e dy anëtarëve të Gjykatës së Lartë, sipas forcës më të madhe në pushtet nuk ka të bëjë aspak me ndonjë qëndrim kundër Presidentit të Republikës.
Sipas Partise Socialiste, te dy kandidatet, kryetari i Gjykates se Apelit te Durresit Petrit Ceno dhe kryetari i Apelit te Gjykates se Krimeve te Renda, Gjovalin Pernocaj, me mbi 20 vjet karriere ne sistemin gjyqesor, nuk kane pervoje ne fushen e te drejtes administrative.
Rama inspekton punimet në HEC-in e Banjës
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot punimet në HEC-in e Banjës, një investim i kompanisë “Devoll Hidropower”.
Në fjalën e tij, Rama theksoi se qeveria shqiptare do të mbështesë çdo investim që krijon vende të reja pune dhe që respekton standardet europiane.
Ndërsa Drejtori Ekzekutiv i “Devoll Hidropower” ka theksuar se aktualisht janë qindra të punësuar në këtë vepër, por ky është vetëm fillimi.
Ai gjithashtu vlerësoi edhe bashkëpunimin me qeverinë shqiptare. “Jemi të kënaqur me dialogun me qeverinë e re”, tha Drejtori Ekzekutiv i “Devoll Hidropower”.
Takimi në PD, Bregu replikon me Svobodën për bisedën e zhvilluar
TIRANË Në këndvështrimin e opozitës, takimi i djeshëm në selinë e Partisë Demokratike me përfaqësuesit e lartë të PE-së kishte karakter informues për gjendjen aktuale në Shqipëri dhe punën e deritashme të qeverisë. Por biseda e djeshme mes presidentit të Grupit Socialdemokrat në PE, z. Hannes Svoboda, zv-presidentit të po këtij grupi, z. Libor Roucek me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha dhe ish-ministren e Integrimit, Majlinda Bregu, është kthyer në replika të mbajtura në distancë.
Dokumentet e skandalit me Fondin Rezervë: Firma e Pollos në 800 milionët e lobimit
Fondi rezervë për vetë qëllimin që ka është një fond i cili “hiqet mënjanë” për ngjarje të paparashikueshme që mund të ndodhin gjatë vitit. Ky fond duhet të mbulojë ngjarje të paparashikuara dhe emergjenca si mund të jenë tërmete, përmbytje, katastrofa natyrore, ndihma të posaçme, dhe ngjarje të tjera të këtij lloji.
Për këto arsye çdo qeveritar i përgjegjshëm nuk e prek kurrë këtë fond përpara përfundimit të vitit, pra deri në momentin kur është i sigurtë që vendit të tij nuk do i duhet një fond i tillë dhe ndërkohë fondi i ri do miratohet me buxhetin pasardhës.