Arkiv-Lajme të përditësuara
Lushnje/ Vritet me thikë një 38-vjeçar, autorja një femër
Një 38- vjeçar është qëlluar me thikë mëngjesin e sotëm.
Viktima është një 38-vjeçar nga fshati Grabian i Lushnjes.
Ilir Llozi ka gjetur vdekjen teksa po transportohej në spital.
Nga informacionet e marra dhe veprimet procedurale të kryera nga policia, autore është shtetasja Danjela Meqai, e cila është arrestuar.
Vrasja mendohet se ka ndodhur pas një sherri.
Tema
Emrat e ambasadorëve të rinj
Emrat e ambasadorëve të rinj
29/01/2014
Deputeti socialist Ben Blushi nuk ka qenë dakort me propozimin e emrit të Ermir Gjinishit, si ambasador në Arabinë Saudite, i cili deri para disa kohesh ka qenë numri dy i Komunitetit Mysliman.
Duke bere serish veçim nga qëndrimi i krahut te tij politik, Blushi ka nenvizuar ne qendrimin e Gjinishit deklaratën e tij pro mbajtjes se shamive ne shkolla, qe sipas tij, eshte refuzim i shtetit laik.
Rama: Mbetemi të interesuar për investimet e huaja
Në një takim me investitorët e huaj, shefi i qeverisë tha se vendosja e sistemit të taksimit të ndershëm i vjen në ndihmë sipërmarrjes, inkurajon investimet dhe nuk përbën barrë për biznesin e madh.
Mbledhja e qeverisë, miratohen disa vendime dhe projektligje
Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e tij të fundit disa vendime dhe p/ligje.
Qeveria përcakton rregullat për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe të Agjencive Rajonale të Mjedisit. Sipas vendimit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM) është institucion qendror publik në varësi të ministrit përgjegjës për mbrojtjen e mjedisit.
Tiranë, policia zbulon 10 bomba me telekomandë në një apartament, posedohej nga vrasësi me pagesë, Julian Sinani
Policia e Shtetit ka nisur një operacion të gjerë të shtrirë në rrethet kryesore të vendit për zbulimin e bazave ku prodhohen lëndët eksplozive.
Gjatë këtij operacioni policia e shtetit ka zbuluar, në Rrugën e Kavajës, në Tiranë një banesë që shërbente si bazë për prodhimin e lëndëve eksplozive. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 10 bomba me telekomandë dhe municione luftarake.
Arrestohet personi që POROSITI shpërthimin për Dervishin, punonte në Inspektoratin Ndërtimor në Vlorë
Policia e Tiranës arreston një shtetas të dyshuar për disa shpërthime me lëndë eksplozive.
Burime policore bënë të ditur se shtetasi Marion Mitro, 42 vjeç, është ndaluar në Rinas nën dyshimin e disa shpërthimeve me lëndë eksplozive.
Banda e vrasësve me pagesë
Policia ka mundur të ndërhyjë në zinxhirin e një grupi kriminal, organizator kryesor në një seri vrasjesh me pagesë, brenda dhe jashtë vendit. Një prej tyre, më i rrezikshmi, Julian Sinanaj, mendohet të jetë autor i të paktën 20 vrasjeje jashtë kufijve shqiptare dhe një sërë krimesh të tjera në vend, përfshirë edhe krimet me eksploziv të telekomanduar që kanë tronditur vendin kohët e fundit.
Plagosja me thikë te “Partizani” zbulon skandalin e kamerave
Plagosja me thikë e nxënësit të vitit të parë në gjimnazin Partizani ka zbuluar skandalin e tenderit 46 milionë lekë të reja për kamerat e vëzhgimit të policisë për kryeqytetit.
Projekti i lançuar në marsin e vitit 2011 parashikonte vendosjen e 200 kamerave të survejimit, por cilësia e pamjeve dhe e këndeve të kërkuara nga policia nuk janë të pritshmet për këtë projekt.
Tre vjet pas projektit dhe në fund të montimit të të gjitha kamerave, ato nuk mund të kryejnë monitorimin e zonave të nxehta apo të territoreve pranë shkollave.
Ksera: Mora kredi të butë, s’kisha mundësi tjetër për të blerë shtëpi
Mes zyrtarëve të lartë të shtetit, që kanë marrë kredi të buta për shtëpi, është edhe ish-ministri i Çështjeve Sociale, Spiro Ksera. Ai thotë se ka marrë një kredi me kushte lehtësuese, sepse nuk ka pasur shtëpi në Tiranë. Ksera shprehet për GSH se ka edhe ministra të tjerë që kanë marrë kredi të tilla.
Tiranë, urbanët nesër 4 orë në grevë. Sindikata: Nuk kemi marrë pagat, nuk u zbatua marrëveshja e 2 Dhjetorit
Sindikatat e Transportit Urban kanë paralajmëruar se do të zhvillojnë një grevë katër orësh në datën 30 janar. Sipas njoftimit të sindikatës nga ora 05:00-09:00 e ditës së enjte do të ndërpritet shërbimi urban për banorët e kryeqytetit. Shkak për marrjen e kësaj mase është prishur marrëveshja e Shoqërive të Transportit Urban e arritur më 2 Dhjetor.
“Marrëveshja për pagat e prapambetura u prish ndaj në shenjë proteste do të zhvillojmë nesër grevë”, bënë të ditur sot Sindikatat.