Ksera: Mora kredi të butë, s’kisha mundësi tjetër për të blerë shtëpi

Mes zyrtarëve të lartë të shtetit, që kanë marrë kredi të buta për shtëpi, është edhe ish-ministri i Çështjeve Sociale, Spiro Ksera. Ai thotë se ka marrë një kredi me kushte lehtësuese, sepse nuk ka pasur shtëpi në Tiranë. Ksera shprehet për GSH se ka edhe ministra të tjerë që kanë marrë kredi të tilla.
“Është e njohur që unë nuk kisha një apartament në Tiranë, ndërkohë që isha ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Fakti që unë nuk kam marrë një kredi tregon se nuk kam mundësi tjetër për të blerë shtëpi. Personalisht nuk po arrij të kuptoj sulmin ndaj meje. Unë e konsideroj një sulm politik për shkak të minoritetit që përfaqësoj. Unë di që ka edhe ministra të tjerë që kanë përfituar kredi të zbutur për shtëpi, por nuk iu përmendet emri”, thotë Ksera.
Dita
Add new comment