Arkiv-Lajme të përditësuara
Një delegacion amerikan me mision kundër terrorizmit vjen në Tiranë
Një delegacion ndër-agjencish, përfshi përfaqësues të Departamenteve të Shtetit, Drejtësisë, Sigurisë së Brendshme, dhe Qendrës Kombëtare të SHBA për Kundër-terrorizmin po viziton Shqipërinë më 27-28 janar për takime me Presidentin Nishani, Kryeministrin Rama dhe zyrtarë të tjerë shqiptarë për të diskutuar bashkëpunimin kundër terrorizmit, njofton ambasada e SHBA në Tiranë.
Shqipëria është një ndër disa vende të rajonit që po vizitohen nga delegacioni.
PD: Policia, me militantë partie
Partia Demokratike është e bindur se gjatë këtyre pesë muajve, pasiguria në vend është rritur në mënyrë alarmante, saqë, sipas opozitës, po ndodhin akte të cilat nuk ishin dëgjuar që nga viti 97.
Partia Demokratike eshte e bindur, gjithashtu, se rritja e pasigurise ne vend, e ka burimin tek shkarkimet e paligjshme ne Policine e Shtetit dhe tek zevendesimi i drejtuesve profesioniste me militante partiake. Per opoziten kjo eshte nje arsye e forte qe ajo te kerkoje hetimin nga Parlamenti te ligjshmerise e levizjeve ne Policine e Shtetit.
Lumi Radika, Meta:Të dëgjohen shqetësimet e qytetarëve
Kryetari i kuvendit, Ilir Meta zhvilloi sot një drekë pune me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Thaçi, me të cilin biseduan rreth zhvillimeve në Maqedoni e rajon, me fokus të veçantë në rolin e faktorit shqiptar në vendin fqinj. Kryetari Meta vuri në dukje rëndësinë e rolit konstruktiv që luan faktori shqiptar në Maqedoni, duke theksuar se ai është jo vetëm në urë bashkëpunimi mes dy vendeve, por edhe një faktor me peshë kryesore për mbarëvajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.
Vdes në spital i plagosuri në sulmin ndaj autobusit të linjës Tiranë-Athinë
Vdes në spital njëri prej të plagosurve në sulmin me armë ndaj autobusit të linjës Tiranë-Athinë. Laurent Tabaku, 25 vjeç, ka gjetur vdekjen disa orë pas ngjarjes, për shkak të plagëve të rënda. Ai po kurohej në spitalin rajonal të Fierit.
Sulmohet autobusi i linjës Tiranë-Athinë
Autobusi i linjës Tiranë-Athinë është sulmuar me armë në Memaliaj pas mesnatës. Dy persona të dyshuar si grabitës kanë plagosur dy pasagjerë: Laurent Tabaku, 25 vjeç nga Elbasani dhe Qebarie Dihani, 19 vjeçe nga Fieri.
Rruga e Kombit me koncesion, Haxhinasto: Duhen përmirësuar standardet për të rritur transportin e mallrave
Qeveria shqiptare ka vendosur që pas disa muajsh të nisë procesin e tenderimit për dhënien me koncesion të mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit.
“Jemi ne fazen e përgatitjes së modelit se si do te jepet me koncension kjo rrugë. Nje investim i tille i jashtëzakonshëm që ka bërë shteti shqiptar, qytetarët e këtij vendi, duhet të mirembahet si syte e ballit, në mënyrë që të mos degradojë, por përkundrazi të kthehet investimi. Nga fundi i pranverës, fillimi i verës ne ta tenderojmë këtë si koncension”, tha ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto.
Shpërthimet me tritol/ Tahiri: Mbyllni numrat celularë që s’kanë pronarë të individualizuar
Ministria e Punëve të Brendshme kërkon mbylljen e menjëhershme të numrave aktivë të telefonisë celulare, për të cilët nuk ka një pronar të individualizuar si dhe mbylljen e menjëhershme të numrave të tepërt të regjistruar në emrin e të njëjtit person.
Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri i është drejtuar me një letër kryetarit të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), me cilësinë e autoritetit më të lartë përgjegjës në fushën e Telekomunikacionit Elektronik dhe Postar.
Doganat nën asistencën e 'Crown Agents'
“Doganat shqiptare duhen bërë pa humbur kohë si ato europiane dhe se objektivi është transformimi afatgjatë i këtij sistemi”. Kjo është ambicja e Qeverisë shqiptare e deklaruar prej Kryeministrit Edi Rama gjatë një aktiviteti, ku u prezantua plani strategjik në Dogana, njëkohësisht edhe kompania 'Crown Agents'.
Çështja ‘Kupa’, zbarkojnë në Tiranë policët grekë
Në Tiranë ka zbarkuar një ekip i policisë grekë menjëherë pas arrestimit në afërsi të kryeqytetit shqiptar të të shumëkërkuarit Ilir Kupa, i arratisur nga burgu i Trikalas në mars 2013.
Policët grekë, që ndodhen në Tiranë në bashkëpunim të ngushtë me homologët e tyre shqiptarë, do të kontrollojnë vendin ku qëndronte i fshehur i arratisuri, ndërsa do të marrin edhe atë vetë të shumëkërkuarin në pyetje, me qëllim që të zbardhin arratisjen e tij nga burgu i Trikalas.
Skafi që u ble nga drejtuesit e HEC-it të Komanit me çmimin e një jahti luksoz
Dy ditë më parë, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka çuar për ndjekje penale ish-drejtorin e hidrocentralit të Komanit, Arben Cani, dhe drejtues të tjerë të këtij HEC-i për abuzim me tenderin për blerjen e një mjeti lundrues.
Bëhet fjalë për blerjen e një skafi, i cili rezulton të jetë prokuruar nga HEC-i i Komanit me vlerë 7 herë më të lartë nga çmimi i zhdoganimit. Kjo është konstatuar pas një auditi të brendshëm të urdhëruar nga KESH gjatë muajve të parë të këtij viti.
Tiranë, gjimnazisti plagoset me thikë pranë shkollës “Partizani”, policia identifikon autorin
Një 16-vjeçar është plagosur me thikë mëngjesin e sotëm pranë shkollës “Partizani” në kryeqytet. Burime nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se 16-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, është gjimnazist i shkollës “Partizani” dhe se ai u godit me thikë nga një person, pas një sherri jashtë rrethimit të shkollës.