Arkiv-Lajme të përditësuara

Rrëfimi i tmerrshëm i Arjan Allës: 83- vjeçarin e vrava se e gjeta xhaminë pis

Postuar në 28 Janar, 2014 06:57

“E vrava Shamshir Muçën. U zumë se xhamia ishte pis…”.

Vetëm kaq u ka thënë hetuesve Arjan Alla, njeriu që do të gjykohet për vrasjen e 83-vjeçarit Muça në ambientet e xhamisë në fshatin Dushk të Lushnjës.

Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe ka dorëzuar në gjykatë dosjen e Allës, ndaj të cilit rëndon akuza e “Vrasjes për shkak të cilësive të veçanta të viktimës”.

Sipas GSH, në dosjen e prokurorisë i është mëshuar faktit se ka prova që e vërtetojnë fajësinë e Arjan Allës në vrasje, por nuk hidhet dritë mbi motivin që e shtyu të dyshuarin të kryejë krimin makabër.

Vrasja në kufi, Tahiri:Po abuzohet politikisht

Postuar në 28 Janar, 2014 06:56

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, me kërkesë të përfaqësuesve të Partisë Demokratike është thirrur për të raportuar të martën në Komisionin e Sigurisë Kombëtare në lidhje me vrasjen e dy vëllezërve Çollaku nga policia greke.

Seanca është karakterizuar nga debate të ashpra dhe fyerje personale mes palëve.

Deputeti i PD dhe ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka ka kërkuar të zbardhet e vërteta për vrasjen e dy vëllezërve Çollaku, duke akuzuar policinë për terr informativ dhe dhënie të të njëjtit version të ngjarjes me palën greke.

Kushtetuesja shqyrton ankimin e PD-së për buxhetin

Postuar në 28 Janar, 2014 03:26

Gjykata Kushtetuese shqyrton sot ankimimin e Partisë Demokratike për shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën të Aktit Normativ nr. 6, datë 04.10.2013 të Këshillit të Ministrave, për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 119/2013 “Për buxhetin e vitit 2013”.

Në kërkesën e saj, 1/5-ta e deputetëve të PD-së thekson se Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se, qeveria është e detyruar të shpjegojë dhe argumentojë nevojën dhe urgjencën konkrete që e kanë detyruar të nxjerrë aktin normativ me fuqinë e ligjit.

Kreditë e buta, nga 215 kuota, 145 i janë dhënë zyrtarëve të lartë

Postuar në 28 Janar, 2014 03:23

Mëse 145 zyrtarë kanë përfituar kredi me interes zero, si kategori e pastrehë, ndërsa disa syresh kanë pasur një apo edhe dy shtëpi. Ky fakt u bë i ditur nga Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizimit, Englantina Gjermeni, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë. Auditi i ministrisë ka zbuluar afro 200 dosje me mangësi dokumentacioni, që kanë përfituar kredi të buta.

Ndërprerja e procesit

Ilir Kupa revoltohet në sallën e gjyqit: Nuk kam lidhje me asnjë akuzë në shtetin shqiptar, as me TEG

Postuar në 28 Janar, 2014 03:20

Ilir Kupa, i arratisuri nga burgu i Trikallas në mars 2013 ka dalë sot para Gjykatës së Tiranës ku pritet të jepet masa e sigurisë për të.
Kupa i cili pritet të njihet me akuzat e prokurorisë që janë armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim i forcave të policisë është revoltuar në sallën e gjyqit ku ka hedhur poshtë të gjitha akuzat që bëhen ndaj tij. Ai ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me grabitjen e ndodhur në qendrën tregtare TEG apo ngjarje të tjera të ndodhura në shtetin shqiptar.

PD krijon grupet e punës për organizimin, në krye ish-deputetë dhe ish-zyrtarë

Postuar në 28 Janar, 2014 03:18

Partia Demokratike ka ngritur grupet e punës, të cilat do të merren me organizimin e degëve si dhe me anëtarësimet e reja. Në bazë të një udhëzimi të kreut demokrat, Lulzim Basha, në grupet e punës janë përfshirë ish-deputetë dhe ish-zyrtarë të kësaj partie.

Burime nga PD konfirmojnë se në krye të disa prej grupeve të punës janë vendosur Enkelejd Alibeaj, Pal Dajçi, Ferdinand Xhaferri, Fatbardh Kadilli të cilët do të mbulojnë degët e PD-së në Vlorë, Lezhë, Durrës dhe Lushnje.

Shkodër, tritol në një pallat

Postuar në 28 Janar, 2014 03:17

Një tjetër shpërthim, edhe këtë radhë me tritol, është verifikuar në orët e para të mëngjesit të së martës në qytetin e Shkodrës, për fat të mirë pa shkaktuar viktima.

Sipas informacioneve të fundit, shpërthimi ka ndodhur në katin e pestë të një pallati në hyrje të qytetit verior, për fat të mirë pa shkaktuar viktima, por dëme të mëdha materiale.

Autoritetet policore lokale bëjnë me dije se pasi janë njoftuar nga banorët e pallatit, uniformat blu kanë mbërritur në vendin e ngjarjes si dhe janë vënë në kërkim të autorëve.

Arrestohet banda e shqiptarëve

Postuar në 27 Janar, 2014 15:38

RIMINI - Policia italiane ka shkuar për një kontroll në shtëpinë e familjes Zinnanti, për të kërkuar italianët që bashkëpunonin me këtë familje. Por kanë zbuluar një rrjet të tërë mafiozësh shqiptarë, rrjet i cili drejtohej nga një 40-vjeçar, edhe ky shqiptar.

FOTO LAJM: Dita e përkujtimit të Holokaustit në Tiranë

Postuar në 27 Janar, 2014 15:36

27 janari është dita e e perkujtimit te Holokaustit. Edhe në Tiranë ka patur disa aktivitete të rëndësishme gjatë ditës së sotme. Në mesditë Ministria e Jashtme organizoi një pritje ku merrnin pjesë kryeministri Rama, zv.kryeministri Peleshi, minister Kodheli, Kumbaro, ambasadoret e akredituar në Tiranë, etj. Në orët e pasdites në Muzeun Kombëtar u mbajt konferenca “Të mbajmë gjallë Kujtesën”, kurse në mbrëmje u shfaq një film dokumentar te Marubi.

Serveri i Tatimeve, Braho: Unë nuk jam Damir Fazlliç, opozita të lexojë Kushtetutën

Postuar në 27 Janar, 2014 15:34

Deputeti Spartak Braho ka reaguar sërish lidhur me akuzat për ndërhyrje në serverin e Tatimeve, duke u sugjeruar drejtuesve të opozitës që të lexojnë Kushtetutën e Shqipërisë dhe statusin e deputetit, pasi sipas tij kanë treguar se nuk kanë njohuri nga ligjet.
Në një deklaratë për mediat Braho shprehet se, neni tre i ligjit për statusin e deputetit i jep atij kompetenca ligjore për të kërkuar shpjegime nga organet shtetërore dhe ekonomike në rastet kur vëren se nëpunësit shkelin ligjin.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara