Shkodër, tritol në një pallat

Postuar në 28 Janar, 2014 03:17

Një tjetër shpërthim, edhe këtë radhë me tritol, është verifikuar në orët e para të mëngjesit të së martës në qytetin e Shkodrës, për fat të mirë pa shkaktuar viktima.

Sipas informacioneve të fundit, shpërthimi ka ndodhur në katin e pestë të një pallati në hyrje të qytetit verior, për fat të mirë pa shkaktuar viktima, por dëme të mëdha materiale.

Autoritetet policore lokale bëjnë me dije se pasi janë njoftuar nga banorët e pallatit, uniformat blu kanë mbërritur në vendin e ngjarjes si dhe janë vënë në kërkim të autorëve.

Nga burimet zyrtare mësohet se deri tani në ambjentet e komisariatit të Shkodrës janë shoqëruar të paktën 8 persona, që dyshohet të kenë dijeni mbi sa ka ndodhur.

Ndërkohë, agjentët e anti-krimit po marrin në pyetje edhe pronarin e apartamentit pranë të cilit ndodhi shpërthimi, shtetasin Bledar Canka, për të zbuluar më shumë mbi ngjarjen.
Atentatet me tritol janë përhapur me përmasa shqetësuese në vend. Më i rëndi ishte ai i javës së kaluar ndaj një biznesmeni ndërtimi në Durrës, i cili u plagos rëndë teksa udhëtonte me automjetin e tij dhe ndërroi jetë pak ditë më vonë në spital.

Top channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.