Ilir Kupa revoltohet në sallën e gjyqit: Nuk kam lidhje me asnjë akuzë në shtetin shqiptar, as me TEG

Ilir Kupa, i arratisuri nga burgu i Trikallas në mars 2013 ka dalë sot para Gjykatës së Tiranës ku pritet të jepet masa e sigurisë për të.
Kupa i cili pritet të njihet me akuzat e prokurorisë që janë armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim i forcave të policisë është revoltuar në sallën e gjyqit ku ka hedhur poshtë të gjitha akuzat që bëhen ndaj tij. Ai ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me grabitjen e ndodhur në qendrën tregtare TEG apo ngjarje të tjera të ndodhura në shtetin shqiptar.
“Nuk kam asnjë lidhje me grabitjen në qendrën tregtare në Tiranë. Gjithçka që thuhet është e pavërtetë. Në shtetin shqiptar akuzohem vetëm për armëmbajtje pa leje”, tha Kupa.
Kupa ka kërkuar që të mos ekstradohet në Greqi, duke shprehur revoltën ndaj shtetit shqiptar i cili sipas tij duhet të zbardhë njëherë vrasja e shokëve të tij në shtetin fqinj.
“Shteti shqiptar të zbardhë vrasjen e dy shokëve të mi nga policia greke”, tha Kupa, ndërsa forcat e policisë e nxorrën jashtë ambienteve të gjyqit.
Shqip
Add new comment