Vrasja në kufi, Tahiri:Po abuzohet politikisht

Postuar në 28 Janar, 2014 06:56

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, me kërkesë të përfaqësuesve të Partisë Demokratike është thirrur për të raportuar të martën në Komisionin e Sigurisë Kombëtare në lidhje me vrasjen e dy vëllezërve Çollaku nga policia greke.

Seanca është karakterizuar nga debate të ashpra dhe fyerje personale mes palëve.

Deputeti i PD dhe ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka ka kërkuar të zbardhet e vërteta për vrasjen e dy vëllezërve Çollaku, duke akuzuar policinë për terr informativ dhe dhënie të të njëjtit version të ngjarjes me palën greke.

Tahiri ka kërkuar nga politika që të mos abuzojë me këtë ngjarje të rëndë, duke garantuar se shteti shqiptar ka ushtruar kompetencat e veta ligjore për ngjarjen në kufi me Greqinë.

“Dy vëllezërit Çollaku qëlluan me armë ndaj policisë greke dhe ata iu kundërpërgjigjën. Ne nuk mund ta këqyrim vendin e ngjarjes, sepse është jashtë juridiksionit tonë. Ministria e Brendshme nuk bën ekspertizë mjeko-ligjore, pasi kjo është kompetencë e organeve të tjera. Garantoj, që shteti shqiptar ka ushtruar të gjitha kompetencat për ngjarjen në kufi me Greqinë”, tha Tahiri.

Pas raportimit në Komision, Tahiri tha për mediat se SHISH ka qenë inekzistent dhe se nuk është marrë asnjë informacion për ngjarjet e rënda që kanë ndodhur.

"Një ditë më parë kam pasur një takim me kreun e SHISH-it, poo sërish nuk kam informacione", tha Tahiri.

Shmanget konflikti fizik mes Nokës e Ndreut

Mbledhja e sotme e komisioni të sigurisë, ku ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ishte thirrur për të raportuar lidhur me vrasjen e dy vëllezërve Çollaku në kufi me Greqinë ka degjeneruar në fyerje personale mes palëve, ndërsa tensioni është rritur më tepër në fund të mbledhjes ku ka pasur një konflikt mes deputetit të PD, Flamur Noka dhe atij të PS, Pjerin Ndreu. Është dashur ndërhyrja e gardës dhe deputetëve të tjetër për të shmangur përplasjen fizike mes dy deputetëve.

Top channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.