PD krijon grupet e punës për organizimin, në krye ish-deputetë dhe ish-zyrtarë

Postuar në 28 Janar, 2014 03:18

Partia Demokratike ka ngritur grupet e punës, të cilat do të merren me organizimin e degëve si dhe me anëtarësimet e reja. Në bazë të një udhëzimi të kreut demokrat, Lulzim Basha, në grupet e punës janë përfshirë ish-deputetë dhe ish-zyrtarë të kësaj partie.

Burime nga PD konfirmojnë se në krye të disa prej grupeve të punës janë vendosur Enkelejd Alibeaj, Pal Dajçi, Ferdinand Xhaferri, Fatbardh Kadilli të cilët do të mbulojnë degët e PD-së në Vlorë, Lezhë, Durrës dhe Lushnje.

Ndërkohë ish-zv.ministrat Taulant Bino, Kreshnik Çollaku, Gazmend Dibra janë të tjerë emra që janë përzgjedhur nga kreu demokrat për procesin e organizimit të partisë në bazë dhe për anëtarësimet e reja.

I gjithë procesi organizativ i degëve të PD-së do të bëhet mbi bazën e statutit aktual, edhe pse pritet që në Kuvendin Kombëtar të demokratëve të miratohen ndryshimet në statut që vlerësohen si thelbësore.

Në bazë të udhëzimit procesi i anëtarësimeve të reja sipas degëve do të mbyllet në muajin shkurt dhe më pas procesi do të vijojë me zgjedhjet e kryetarëve të seksioneve dhe grupseksioneve.

“Periudha e parë është verifikimi apo përditësimi i databazës së listës së anëtarësisë së Partisë Demokratike, anëtarësimet e reja dhe pastaj fillon në përputhje me parashikimet në statut zgjedhjet në seksione, grupseksione dhe kryetarëve të degëve, që zgjidhen nga Konferencat e secilës degë. Afati i parë është që brenda muajit shkurt do të mbyllet procesi i anëtarësimeve të reja dhe përditësimi i bazës së të dhënave”, theksojnë burime nga PD.

Tema

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.