Arkiv-Lajme të përditësuara
Fico: Shqipëria e meritonte statusin në Dhjetor. Rama: Kufijtë e Europës i vendosin vlerat
Shqipëria mund të mësojë shumë nga eksperienca dhe rruga që ka ndjekur Sllovakia për anëtarësim në Bashkimin Europian. Dhe po citoj komisionerin Olli Rehn në fjalën e mbajtur në zgjerimin e BE-së në vitin 2004: Gjeografia vendos kornizën, por pa asnjë dyshim janë vlerat që vendosin kufijtë e Europës. Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun sllovak Robert Fico, i cili po zhvillon të parën vizitë zyrtare në Shqipëri.
“Superskafi” i HEC-it të Komanit
Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka çuar për ndjekje penale ish-drejtorin e hidrocentralit të Komanit, Arben Cani dhe gjithë kastën drejtuese të këtij HEC-i për abuzim me tenderin për blerjen e një mjeti lundrues.
Bëhet fjalë për blerjen e një skafi, i cili rezulton të jetë prokuruar nga HEC-i i Komanit me vlerë 7 herë më të lartë nga çmimi i zhdoganimit. Kjo është konstuar pas një auditi të brendshëm të urdhëruar nga KESH gjatë muajve të parë të këtij viti.
Xhelal Mziu refuzon prokurorinë
Kryetari i bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, është thirrur sot në Prokurorinë e Tiranës, por ka refuzuar të japë shpjegime rreth akuzave që janë ngritur ndaj tij. Mziu është paraqitur në prokurori së bashku me avokatin e tij, Genc Gjokutaj, ku mësohet t’u ketë thënë prokurorëve se deklarimet i bën vetëm në gjykatë, duke mos pranuar kështu t’u përgjigjet pyetjeve të këtyre të fundit.
“Luks” bllokon 80 makina brenda ditës në kryeqytet
Policia e Tiranës ka ndëmarrë sot aksionin e koduar “Luks”, i cili ka si qëllim bllokimin, sekuestrimin dhe nisjen e hetimeve për automjetet e vjedhura, të trafikuara, si dhe bllokimin apo marrjen e masave administrative ndaj automjeteve që rezultojnë me mangësi në dokumentacion.
Sipas policisë së kryeqytetit, në shkallë qarku, deri më tani janë kontrolluar dhe janë kryer verifikimet përkatëse për rreth 250 automjete të ndryshme, nga të cilat janë bllokuar 80 automjete, pasi dyshohet se disa prej tyre janë të vjedhura dhe disa pa dokumentacion të rregullt.
Siguria rrugore, qeveria paketë me 60 masa ligjore dhe administrative
Qeveria shqiptare ka paraqitur sot një paketë me 60 masa ligjore dhe administrative për rritjen e sigurisë rrugore. Gjatë një aktivitetit të zhvilluar për sigurinë rrugore, kryeministri Edi Rama ka theksuar se kjo paketë do të konsultohet më parë me publikun përpara se të nisë zbatimi.
Atentati me tritol, ndërron jetë në spital biznesmeni Xhemal Çela
Ndërron jetë në spital Xhemal Çela, biznesmeni i ndërtimit të cilit iu bë dje atentat me eksploziv.
Sipas informacioneve më të fundit, 45-vjeçari i cili ndodhej prej 24 orësh në koma ka ndërruar jetë mesditën e sotme si pasojë e plagëve të marra, raporton “Ora News”.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e djeshme në rrugën Plazh-Plepa ku automjeti i Xhemal Çelës u hodh në erë teksa ishte në lëvizje.
Biznesmeni po ecte me makinën e tij dhe papritur është gjendur i përfshirë nga flakët shoqëruar me një shpërthim të fuqishëm.
Shkarkohet kreu i ILDKP
Votimi i njëanshëm i mazhorancës, pa praninë e opozitës, i sugjeron Kuvendit të shkarkojë Zana Xhukën, inspektore e Përgjithshme e Institucionit që kontrollon pasurinë e politikanëve, zyrtarëve të lartë, gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Dy muaj me pare, me kundershtimin e opozites, pas ankesave te disa punonjesve te ILDKP-së, Komisioni i Ligjeve krijoi nje grup deputetesh qe bene disa verifikime, duke pyetur te interesuarit, mes te cileve nuk eshte Inspektorja e Pergjithshme, Zana Xhuka, sepse sipas deputeteve socialiste, ajo nuk pranoi.
Delishi: S’guxon kush të më bëj presion
-Kandidatët socialistë rrëzojnë akuzat e bëra nga opozita për lënie të detyruar të mandatit të deputetit. Merjeme Delishi, e cila u zgjodh si deputete në qarkun e Lezhës, pas lënies së mandatit nga Mimi Kodheli, konfirmon se arsyeja e vetme që ajo la këtë post janë arsyet shëndetësore. E kontaktuar nga gazeta “Shekulli” ajo deklaron se nuk ka pasur asnjë lloj presioni. Ajo dhe familja e saj po vazhdon normalisht jetën e përditshme.
Ilir Meta: E vërteta mbi zëvendësimin e deputeteve
“Qeverisja me Edi Ramën po ecën mjaft mirë, me angazhim dhe përkushtim për zgjidhjen e problemeve të akumuluara”, deklaroi mbrëmjen e djeshme Kryetari i Kuvendit, njëherësh edhe Lideri i LSI-së, Ilir Meta. Gjatë emisionit televiziv Opinion, Meta pohoi se “është një qeverisje e vështirë për shkak të problemeve të akumuluara, për shkak të problemeve ekonomike dhe financiare sikurse edhe me drejtësinë dhe funksionimin e tij”. Por, shtoi Meta, ka shumë përkushtim, energji dhe vendosmëri për t’i vënë ato në rrugën e zgjidhjes. Kjo është një ecuri mjaft pozitive dhe solide.
Vlorë, aksidentohen dy furgonë të policisë së burgjeve, plagosen 12 efektivë
Foto nga vendi i ngjarjes
Dy furgonë të Policisë së Burgjeve janë përplasur me njëri-tjetrin në Vlorë, duke shkaktuar plagosjen e 12 efektivëve.
Ngjarja ka ndodhur në Novoselë dhe paraprakisht mësohet se makinat ishin duke udhëtuar në rrugën nga Fieri në drejtim të Vlorës kur janë përplasur me njëra-tjetrën.
Efektivët e plagosur ishin nisur nga Tirana dhe po shkonin për inspektim në burgun e Vlorës.
Shkak për aksidentin mendohet të jetë një manovrim i gabuar i makinës që ishte në krye të kolonës, duke sjellë edhe përplasjen e automjeteve.