Vlorë, aksidentohen dy furgonë të policisë së burgjeve, plagosen 12 efektivë

Foto nga vendi i ngjarjes
Dy furgonë të Policisë së Burgjeve janë përplasur me njëri-tjetrin në Vlorë, duke shkaktuar plagosjen e 12 efektivëve.
Ngjarja ka ndodhur në Novoselë dhe paraprakisht mësohet se makinat ishin duke udhëtuar në rrugën nga Fieri në drejtim të Vlorës kur janë përplasur me njëra-tjetrën.
Efektivët e plagosur ishin nisur nga Tirana dhe po shkonin për inspektim në burgun e Vlorës.
Shkak për aksidentin mendohet të jetë një manovrim i gabuar i makinës që ishte në krye të kolonës, duke sjellë edhe përplasjen e automjeteve.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Vlorës, ku pesë ndodhen në sallën e reanimacionit, ndërkohë që dy të tjerë janë dërguar në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Shqip
Add new comment