Arkiv-Lajme të përditësuara
Prokuroria nis hetimin për kontratat e reklamave të Frangajt
Zyra e Prokurorisë së Tiranës ka nisur një hetim në lidhje me shpenzimet për reklama nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, të cilat i shkuan një kompanie të vetme publicitare
Nga Besar Likmeta, BIRN
Albi Serani, një zëdhënës i Prokurorisë së Përgjithshme i tha Balkan Insight se çështja po hetohet aktualisht nga Task- Forca kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit, megjithatë deri më tani nuk ka ende të dyshuar.
Rama pranon kërkesën e opozitës
Duke e quajtur këtë reformë si jetike për zhvillimin normal të vendit Kryeministri edhe një herë tjetër qartësoi pozicionin e Qeverisë ndaj opozitës, kur tha se votat e nevojshme të shumicës që Aleanca për Shqipërinë Evropiane i ka, janë arsyeja e fundit, jo e para, për të besuar se këtë herë politika shqiptare nuk mund të jetë pengesa e papërgjegjshme tradicionale, në rrugën e kësaj reforme.
Ajazi rikthen në detyrë njerëzit e SHIK-ut të vitit 1997
Me emërimin e Drejtorit Visho Ajazi Lika në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror në gusht të vitit 2012, nga ishkryeministri Sali Berisha, në këtë institucion kanë ndodhur ndryshime të rëndësishme në personel e sidomos në kupolën drejtuese të tij. Po ashtu sikurse kreu i këtij dikasteri u rikthye në drejtimin e këtij shërbimi, edhe shumë prej punonjësve të këtij shërbimi në kohën e frikshme të SHIK-ut të Gazidedes. Pas një investigimi të emisionit “Alarm” në Ora News, rezulton se një pjesë e mirë e punonjësve të SHIK-ut të kohës së Gazidedes janë rikthyer në detyra të rëndësishme.
Porosia për tritolin në shtëpinë e shefit të policisë u bë nga brenda burgut
Shpërthimi i tritolit në shtëpinë e shefit të policisë së burgut të Fushë-Krujës, Lulzim Haxhia, është porositur nga qelia. Sipas të përditshmes “Panorama”, e cila u referohet burimeve të saj, atentati është porositur nga brenda burgut.
Një sasi eksplozivi shpërtheu pas mesnatës së të hënës në banesën e shefit të policisë së burgut Fushë-Krujë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 në banesën e L.H., në Kamëz, ku persona të paidentifikuar kanë hedhur lëndë eksplozive në hyrje e derës.
Fatmirësisht, shpërthimi nuk ka lënduar njeri, por janë regjistruar vetëm dëme materiale.
Reshjet e shiut, nisin përmbytjet në Lezhë dhe Krujë
Reshjet e dendura të dy ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në Lezhë dhe Krujë. Raportohet se qindra hektarë tokë janë mbuluar nga uji në fushën e Zadrimës dhe Torovicës, ndërsa në fshatin Kakarriq janë përmbytur disa banesa.Probleme ka pasur edhe në fshatin Gocaj, ku për shkak të përmbytjes së shkollës është pezulluar mësimi.
Ngjela refuzon ftesën për ceremoninë: Rama e ka braktisur ‘21 Janarin’
Kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela e ka braktisur ftesën e marrë për të qenë i pranishëm në ceremoninë e organizuar me rastin e trevjetorit të 21 Janarit.
Në një prononcim për Panoramën, Ngjela thotë se Rama e ka braktisur ‘21 Janarin’.
“Ftesës që më erdhi nga Partia Socialiste, nga Edi Rama, unë iu përgjigja: Nuk marr pjesë! Sepse ju e keni braktisur intencionin e 21 janarit. Tri kanë qenë qëllimet e këtij opozicioni. Korrupsioni, rritja ekonomike dhe zbardhja e 21 janarit. Të paktën duhet të kishte filluar marrja seriozisht me 21 janarin.
Rama: Reforma territoriale, opozita të jetë pjesë
Kryeministri Edi Rama deklaroi se reforma territoriale është kryereforma për kushtet e Shqipërisë sot dhe ftoi opozitën që të jetë pjesë e bisedimeve dhe vendimeve për të, pasi kjo është një çështje me interes të madh publik, kombëtar dhe komunitar.
Saraçini: S’kemi firmosur asnjë projekt për devijimin e Radikës
Ministri i Ekonomisë në Qeverinë e Maqedonisë Valon Saraçini, gjatë një interviste me Zërin e Amerikës, lidhur me devijimin e ujërave të lumit Radika, tha se nuk ekziston një projekt fizibiliteti për hidrocentralin në Fushën e Lukovës dhe se qeveria e Maqedonisë nuk ka në duar një projekt të tillë, por se bëhet fjalë për një projekt parazgjedhor të qeverisë, që do studiuar mirë.
Basha me Mediun, Idrizin, Ndokën: “21 janari, faj i organizatorëve, sot u përdhos kujtimi i viktimave”
Një ditë përpara Konferencës së Kryetarëve, që do të vendosë për ngritjen e Komisionit Parlamentar për ndarjen e re territoriale, opozita i përgjigjet negativisht ftesës për t’u bërë pjesë e tij. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, tha sot se mazhoranca duhet t’i garantojë opozitës të drejtën e vetos në komisionin dypalësh dhe gjithashtu garancinë se reforma nuk do të votohet në sallën e Kuvendit në mënyrë të njëanshme. Ai doli në konferencë përshtyp me krerët e partive të opozitës që humbi thellë në 23 qershor.
Topi: Politika ka shumë punë për 21 janarin, por sidomos drejtësia ka shumë punë
Tre vjet pasi u akuzua nga qeveria e kaluar si pjesëmarrës në të ashtuquajturin “grusht shteti” të 21 janarit 2011, ish- Presidenti Bamir Topi kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjeve. Duke e cilësuar një prodhim politik, Topi vlerëson se është kjo e fundit që po mban të ngrira dhe hetimet, pasi sipas tij e gjithë ajo çfarë është zbardhur deri më tani është shumë e parëndësishme krahasuar me atë që mbetet ende në errësirë.