Arkiv-Lajme të përditësuara

Atentati ndaj kryekomunarit/ Basha e dënon, Berisha kërcënon: Rama do vuajë pasoja të rënda

Postuar në 21 Janar, 2014 03:19

Atentati ndaj kryekomunarit/ Basha e dënon, Berisha kërcënon: Rama do vuajë pasoja të rënda
20 Janar, 2014 | Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Politika | Shkruar nga: TemA
Select Language​▼

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe ish-kryeministri Sali Berisha reaguan mbi ngjarjen e ndodhur në Vlorë ku si pasojë e shpërthimit të një lënde plasëse në automjetin e kryetarit të Komunës Qendër Fredo Berberi, mbeti i plagosur kryekomunari.

Përmes një deklarate, kreu demokrat Lulzim Basha e cilësoi si kriminal sulmin ndaj kreut të komunës Fredo Berberi.

Kuvend, sesioni i ri nis me Radikën

Postuar në 21 Janar, 2014 03:18

Radika devijon axhendën parlamentare. Çështja që ka marrë vëmendjen e opinionit politik dhe mediatik ditët e fundit ka paraprirë punimet normale të Kuvendit pas kërkesës së LSI-së, partisë aleate në qeverisje, për interpelancë me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

Kërkesa e saj është pranuar në seancën që zgjati vetëm pak minuta dhe që hapi këtë sesion parlamentar. Sipas këtij vendimi, shefi i diplomacisë shqiptare do të japë sqarime për çështjen dhe qëndrimin që do të mbajë Shqipëria në raport me pretendimin e Maqedonisë për devijimin e lumit në seancën e javës që vjen.

Zhduket busti i Enver Hoxhës

Postuar në 20 Janar, 2014 09:26

Busti i diktatorit Enver Hoxha rezulton të jetë zhdukur. Lajmi është bërë i ditur nga Galeria Kombëtare e Arteve, e cila ka dashur ta tërheq bustin nga ministria e jashtme për t’u ekspozuar në mjediset e saj, por ai nuk ishte. Busti i Enver Hoxhës është punuar nga skulptori, Odise Paskali dhe gjendej deri në vitin 1981 në Fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve. Fondi i Galerisë së Arteve ka ndërmarrë një aksion për kthimin në fondin e saj të veprave, që ndër vite janë marrë nga institucionet shtetërore për të mos u kthyer më.

UDB dhe pyetja: Kush erdhi në pushtet pas vitit 1991?

Postuar në 20 Janar, 2014 09:20

Intervistoi: Habjon Hasani

Auron Tare
Zoti Tare, ju jeni autor i një serie shkrimesh që kanë për objekt dosjet e panjohura të Arkivit Amerikan mbi dëshmitë e një gjenerali gjerman, i cili gjatë Luftës së Dytë Botërore ka luftuar dhe në Shqipëri. Ju dhe më parë keni siguruar dokumente në arkivat e deklasifikuara të Shteteve të Bashkuara për çështje të së kaluarës. Ndjeshmëria që ka një pjesë e lexuesve tanë “online” ka qenë e jashtëzakonshme ndaj këtyre çështjeve. Pse mendoni se ndodhin këto polemika intensive me të tilla çështje?

Analiza vjetore, Tahiri: E kthyem policinë e shtetit në detyrë, ende shumë punë përpara

Postuar në 20 Janar, 2014 09:17

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, duke folur në analizën vjetore të Policisë së Shtetit, deklaroi se duhet bërë shumë punë për ta bërë vendin më të sigurt.
“Policia e Shtetit duhet të dalë nga modeli i analizave klishe. Ne e gjetëm Policinë e Shtetit në gjendjen më të keqe dhe që drejtohej nga militantë dhe të paaftë. Burimet njerëzore të kësaj strukture janë shumë larg nga standardet. Arsimimi është i mangët dhe shumë pak janë me shkollë të lartë”, tha Tahiri.
Kreu i rendit theksoi se aktualisht në Shqipëri ka më pak punonjës policie për çdo banor se çdo vend i rajonit.

LSI dhe PD akuzojnë qeverinë për mungesë transparence në devijimin e lumit Radika

Postuar në 20 Janar, 2014 09:14

Lëvizja Socialiste për Integrim, aleati kryesor i qeverisjes, e ka quajtur të rëndë çështjen e devijimit të lumit Radika dhe ka kërkuar interpelancë urgjente me ministrin e Jashtëm shqiptar.

Madje LSI ka shkuar më larg kur e ka akuzuar qeverisjen, ku bën pjesë, edhe për mungesë transparence për këtë çështje. Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili tha se qeveria duhet të reagojë.

"Shqipëria e meritonte statusin”

Postuar në 20 Janar, 2014 09:12

Zoran Milanoviç, Kryeministër i Kroacisë ka mbërritur në një vizitë dyditore në Tiranë, duke u bërë personaliteti i parë që ngjit shkallët e Kryeministrisë tashmë të rikonstruktuar.

Pas një takimi me homologun shqiptar Rama, të dy kryeministrat dolën në një konferencë shtypi, nga ku kreu ekzekutivit kroat u angazhua për t'u përballur me çdo lloj prapavije europiane, e cila pengoi statusin e Shqipërisë.

VENDOS PRESIDENTJA: MË 23 SHKURT MBAHEN ZGJEDHJET NË VERI

Postuar në 20 Janar, 2014 05:10

Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga ka vendosur që zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Mitrovicës së Veriut të mbahen më 23 shkurt.

“Shpalla 23 shkurtin datë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut”, ka shkruar Presidentja në Tëitter.

Zgjedhjet në komunën e Mitrovicës së Veriut mbahet pasi që kryetari i zgjedhur nuk pranoi ta nënshkruaj betimin në një flet që mbante stemën e Republikës së Kosovës.

 EXPRESS

Naço: Të vendosur për sistem drejtësie të pavarur

Postuar në 20 Janar, 2014 05:09

Në analizën vjetore të punës së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve,ministri i Drejtësisë Nasip Naço theksoi se reformimi i drejtësisë është thelbësor dhe se Qeveria është e vendosur për të luftuar korrupsionin. 

Ministri theksoi se projekti për mbikëqyrjen elektronike është një zgjidhje e integruar brenda shërbimit të provës dhe se ky projekt ndihmon qytetarët që kanë probleme me drejtësinë.

Cani i kërkon falje biznesit për miratimin e paktës fiskale

Postuar në 20 Janar, 2014 05:08

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, i ka kërkuar falje biznesit për miratimin e paktës fiskale në një kohë të shkurtër, duke u shpjeguar se, “financat ishin në vështirësi, nuk kishim kohë për konsultime. Borxhi i lartë na detyroi të miratojmë me shpejtësi paketën fiskale". Ai shtoi se paketa fiskale e miratuar në dhjetor 2013 do të rishikohet pas 6 muajsh. 

“Miratimi i shpejtë i paketës fiskale për shkak të borxhit të lartë. Negociuam me BB-në dhe FMN-në për paketën fiskale. U diskutuan 28 variante për paketën fiskale, koha ishte e shkurtër”,- deklaroi ministri i Financave.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara