Arkiv-Lajme të përditësuara

Peleshi: Fushata për zgjidhjen e pagesave të energjisë, jo presion

Postuar në 19 Janar, 2014 03:02

Krijimi i njësive vendore për zgjidhjen e problemit të pagesave të energjisë elektrike nuk do të jetë një fushatë presioni, por një veprimtari e vazhdueshme. Kështu deklaroi nga qyteti i Durrësit zv. Kryeministri Niko Peleshi, i cili kryeson Task Force për Energjinë, e ngritur pak ditë më parë. Peleshi theksoi se ngritja e kësaj strukture synon shëndoshjen e financave të vendit dhe sfidën ndaj mentalitetit të gabuar se shteti është kundër qytetarëve. Sipas zv.

Bllokohen 275 kilogramë marijuanë

Postuar në 19 Janar, 2014 03:01

275 kilogramë marijuanë u bllokuan mëngjesin e së dielës nga policia e Gjirokastrës, në kuadrin e aksionit të koduar me emrin “Pilotët”.

Aksioni i policisë u përqendrua në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, pranë zonës së njohur si Uji i Ftohtë.Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, forca e rendit ngritën një postobllok në këtë zonë, por të sinjalizuar për të ndaluar, kushërinjtë Behar dhe Robert Islami përshpejtuan, duke çarë postobllokun.

Kina mund të ndërtojë portin e ri në Shëngjin

Postuar në 18 Janar, 2014 04:25

- Investitorët kinezë janë shumë pranë marrjes së koncesionit për ndërtimin e portit të ri në Shëngjin të Lezhës. Një delegacion i qeverisë kineze, i shoqëruar nga zëvendësministrja shqiptare e Zhvillimit Ekonomik, vizituan ditën e sotme Portin e Shëngjinit, duke u njohur nga afër me të. Kjo vizitë shton shanset për finalizimin e marrëveshjes koncesionare për ndërtimin e portit të ri.

Berisha: Po ekzekutojnë në pritë lidhjet që i rrezikojnë

Postuar në 18 Janar, 2014 04:22

Ish-Kryeministri Sali Berisha reagoi sot përmes rrjetit social Facebook në lidhje me krimet e fundit që kanë ndodhur në vend. Në komentin e tij me titull “Këta janë shokët e krimit. Ekzekutojne me prite lidhjet qe i rrezikojne…….!”, Berisha shprehet se “vrasjet, cdo ditë maskat, cdo natë tritoli, trafiqet kanë dominuar si kurrë ndonjëherë më parë javët e para të këtij viti”. “Krimi në shtetin policor të Edi Ramës është në revansh të papërmbajtur. Qeveritarët për të zhdukur gjurmë të hershme të lidhjeve të tyre me krimin i ekzekutojnë me pritë shtetërore ato.

Paskal Milo refuzon postin e ambasadorit

Postuar në 18 Janar, 2014 04:19

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, e ka refuzuar postin e ambasadorit, ofruar nga ministri i Jashtëm, si shprehje e zbatimit të marrëveshjes parazgjedhore me PS-në. Gazeta “Panorama” shkruan sot se ka kontaktuar Milon, i cili ka pranuar se e ka marrë një ofertë të tillë, por nuk e ka pranuar.
Oferta e postit të përfaqësuesit diplomatik i është bërë Milos tri ditë më parë, gjatë një takimi që ai ka pasur me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, në zyrën e këtij të fundit.

 

 

DITA

Skandal në konkursin për gradë, fitojnë vetëm 19 nga 1000 policë

Postuar në 18 Janar, 2014 04:16

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Konkursi në polici

Njoftimi - Rreth një muaj më parë ishin njoftuar të gjithë efektivët që hapej testimi për gradën “Kryeinspektor”, pasi në polici pritet të emërohen rreth 600 persona me këtë gradë

Tiranë, vritet para banesës

Postuar në 18 Janar, 2014 04:15

Larjet e hesapeve, për biznesin e kromit në Bulqizë, dyshohen të jenë shkaku i vrasjes, që ndodhi me armë zjarri rreth orës 21:00 të mbrëmjes së të premtes, në afërsi të tregut elektrik në kryeqytet. 

Hasan Talja, 42 vjeç, u qëllua disa herë përpara banesës së tij me pistoletë, nga një person, identiteti i të cilit ende nuk dihet. Kalimtarë të rastit e dërguan atë menjëherë drejt spitalit, por 42-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda të marra në trup.

Harito: Bashkëpunim shqiptaro-italian për trajnimin e administratës

Postuar në 17 Janar, 2014 14:09

Shkollës Shqiptare e Administratës Publike dhe Shkolla Kombëtare e Administratës Publike të Italisë vendosin kontaktet e para për bashkëpunim. Takimi është zhvilluar me iniciativën e Ministres së Shtetit për Inovacion dhe Administratë Publike, Milena Harito, dhe ambasadorit të Republikës së Italisë në Tiranë, Masimo Gaiani.

Vrasja e Gjepalit/ Tahiri: Policia se dinte që ishte jashtë. PD: Policia jashtë funksionit

Postuar në 17 Janar, 2014 14:07

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka pranuar se policia nuk ishte në dijeni se i dënuari për vrasje, Astrit Gjepali, që u vra në një atentat gjatë ditës së djeshme ishte jashtë burgut me leje. Tahiri e bëri deklaratën të enjtën në emisionin “Top-story” të Sokol Ballës, duke shtuar se “ka një handikap ligjor, burgjet nuk njoftojnë policinë për lejet e të burgosurve”.

LSI mbledh komitetin drejtues, Meta: Viti i reformave të mëdha, koha të vendosim drejtësinë në vend

Postuar në 17 Janar, 2014 14:06

Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur sot Komitetin e saj drejtues. në fjalën e tij me këtë rast, kryetari i LSI Ilir Meta, deklaroi se 2014-ta është viti i reformave të mëdha, duke vënë theksin tek reforma administrative dhe tek ajo në drejtësi.

“Ndarja e re administrative është një nga reformat më të mëdha në vend dhe nuk ka asnjë prapavijë politike. Synojmë që reforma administrative territoriale të miratohet me konsensus”, u shpreh Meta.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara