Peleshi: Fushata për zgjidhjen e pagesave të energjisë, jo presion

Krijimi i njësive vendore për zgjidhjen e problemit të pagesave të energjisë elektrike nuk do të jetë një fushatë presioni, por një veprimtari e vazhdueshme. Kështu deklaroi nga qyteti i Durrësit zv. Kryeministri Niko Peleshi, i cili kryeson Task Force për Energjinë, e ngritur pak ditë më parë. Peleshi theksoi se ngritja e kësaj strukture synon shëndoshjen e financave të vendit dhe sfidën ndaj mentalitetit të gabuar se shteti është kundër qytetarëve. Sipas zv. Kryeministrit, humbjet cdo vit nga abuzimi me energjinë elektrike arrijnë në 150 milionë dollar, me të cilat mund të ndërtoheshin shkolla dhe rrugë të reja. “Në këtë sfidë, ne kemi pranë Prokurorinë dhe Policinë e Shtetit dhe i bëjmë thirrje edhe gjykatave të mbështesin verimtarinë e Task Force”, tha Peleshi. Deklaratat e zv.kryeministrit u bënë në mbledhjen për krijimin e Njësisë operative, në qarkun e Durrësit, me pjesmarrjen edhe të ministrit të Energjitikës dhe Industrisë, Damian Gjiknuri.
Tema
Add new comment