Arkiv-Lajme të përditësuara
Presidenti bullgar mbërrin në Tiranë, nis takimi me Nishanin
Presidenti bullgar, Rosen Plevniev, ka mbërritur sot në Tiranë për një vizitë zyrtare, me ftesë të homologut shqiptar, Nishani. Vizita zhvillohet në kuadër të 100 -vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-Bullgari.
Plevniev u prit në Presidencë me një ceremoni zyrtare, ndërsa më pas nisi një takim kokë më kokë mes dy homologëve.
Shqipëri-Kosovë, armëpushim për tregtinë
Krijimi i lehtësive fiskale për bizneset kosovare në vendin tonë dhe anasjelltas, synon t’u japë fund mosmarrëveshjeve tregtare mes dy vendeve.Pritet që brenda kësaj jave,ministri i Financave, Shkëlqim Cani, të udhëtojë drejt Kosovës për të konkretizuar me homologun e tij në terma teknikë, marrëveshjen e nënshkruar pak ditë më parë në Prizren. Bisedimet do të fokusohen kryesisht në sistemin doganor dhe atë të taksave, çka pritet të lehtësojë shkëmbimet tregtare midis dy vendeve.
Sulm kibernetik Ministrisë së Drejtësisë
Vetëm dy javë pas sulmit kibernetik ndaj faqes së Kryeministrit Rama, i njëjti grup shqiptarësh ka sulmuar faqet në internet të shërbimeve të Ministrisë së Drejtësisë. Goditja është bërë një javë nga paralajmërimi i fundit që grupi shqiptar i hakerëve, i identifikuar si RedAnons_Al, bëri nëpërmjet internetit, i cili shprehet se ka arritur të marrë shumë informacione konfidenciale dhe kërcënon se do t’i publikojë, nëse qeveria shqiptare nuk plotëson kushtet e vëna prej tyre.
Paralajmërimi i hakerëve
Hetim bilanceve të naftës
Ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri ka lajmëruar se Qeveria do të auditojë bilancet e kompanive hidrokarbure që shfrytëzojnë rezervat e naftës në Shqipëri, pasi ka dyshime se në to raportohen shpenzime të fryra për të shmangur tatimet.
Armët kimike të Sirisë do të shkatërohen në Detin Adriatik?!
Ngarkesa e parë e armëve kimike të Sirisë, mund të shkatërrohet në Detin Adriatik, dhe jo në ujërat ndërkombëtare në gjirin e Maltës. Kështu shkruajnë mediat malteze ditën e sotme. Revista “L’Espresso” shkruan se Partia Nacionaliste ka shprehur shqetësime dhe ka kërkuar sqarime nga qeveria e Maltës, në lidhje me spekulimet se armët kimike të Sirisë do të ngarkohen në anije amerikane, në një port italian, dhe më pas do të shkatërrohen në ujërat ndërkombëtare.
Ministria e Brendshme: Hetime për punëtorët shqiptarë në Afrikë
Ministria e Brendshme ka reaguar lidhur me rastin e punëtorëve shqiptarë të punësuar në Afrikë. Përmes një deklarate për mediat, MB thekson se rastet e trajtuara në media, që kanë lidhje me trafikimin e personave janë marrë në konsideratë dhe po trajtohen si në aspektin penal, ashtu edhe në atë social të mbrojtjes dhe asistencës.
Rikthehet komunikimi Berisha-Arvizu, takimi i parë që pas 23 qershorit
Rikthehet komunikimi Berisha-Arvizu, takimi i parë që pas 23 qershorit
15 Janar 2014 | : Kryesoret,Politikë | Autor: Gazeta Shqip
Rokanas: Marrëveshja e ujërave s’pengon integrimin në BE. Statusi, jo shkak ekstremizmat
Zgjidhja e cështjes së ujrave mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk ka lidhje me rrugëtimin e vendit tonë drejt Bashkimit Europian. Kështu deklaroi Ambasadori grek në Tiranë Leonidas Rokanas, vendi i të cilit ka marrë Presidencën e Bashkimit Europian. Rokanas dhe Sequi dhanë një konferencë për shtyp në Tiranë, në selinë e Bashkimit Europian, me qëllim prezantimin e prioriteteve të Presidencës greke për 6 muajt e parë të vitit 2013.
Kufiri detar
Mjekët që gënjyen më 21 janar
Ministri i Shëndetësise kërkon procedim disiplinor nga Urdheri i Mjekut ndaj dy mjekëve të Spitalit Ushtarak, të cilët me 21 janar 2011, deklaruan para kamerave se protestuesit e plagosur apo të vrarë ishin qëlluar nga distancë e afërt.
Rama do të vizitojë Serbinë në shkurt
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mund të vizitojë Serbinë në muajin shkurt. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm serb, Ivan Mrkiç, i cili ka thënë se vizita e Ramës do të jetë në kuadër të një turneu që do të zhvillojë ai në rajon.
Mrkiç ka thënë se ende nuk është caktuar data e vizitës së Edi Ramës, pasi Beogradi ditët e kaluara ka qenë i zënë me çështje tjera të rëndësishme, siç janë bisedimet me Prishtinën si dhe fillimi i bisedimeve me Unionin Evropian.