Arkiv-Lajme të përditësuara
Shqiptarët kujtohen, tani flitet kudo për mjedisin
Vladimir Karaj
Rama: Kroacia, model frymëzimi. Milanoviç: Mbështetje të plotë për integrimin në BE
Kryeministri kroat Zoran Milanoviç ndodhet në Tiranë ku po zhvillon një vizitë zyrtare dy ditore.
Ai është pritur me një ceremoni shtetërore të organizuar në hyrje të Kryeministrisë nga kreu i qeverisë, Edi Rama, ndërkohë që në fund të këtij takimi u mbajt edhe një konferencë e përbashkët për shtyp .
Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama u shpreh se Kroacia është një histori suksesi dhe model frymëzimi jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin. Sipas Ramës, rruga e Kroacisë është një frymëzim edhe për një vend aspirant siç është Shqipëria në rrugën drejt BE.
Shërbimi social i merr fëmijët nënës-prostitutë
Tre fëmijë të mitur janë marrë në kujdestari nga shteti pas veprimeve të papërgjegjshme të nënës së tyre. Gruaja kishte humbur të shoqin 9 muaj më parë dhe në pamundësi për të rritur fëmijët i është futur prostitucionit. Fëmijët, dy djem dhe një vajzë, janë strehuar nga Shërbimi Social Shtetëror në fshatin SOS dhe në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli” – sipas gazetës “Shqip”
Meta: Lufta kundër korrupsionit, konfiskim aseteve të paligjshme të personave publikë
Kemi shumë pyetje. Lejomëni t’ia filloj me atë që besoj se është çështja me e rëndësishme për vendin dhe për njerëzit. Dhe kjo është gjendja e ekonomisë. Sipas shifrave që kam, ekonomia është rritur vetëm me 1.3% gjatë vitit 2013. Në opinionin tuaj, a do të mbesë rritja relativisht statike gjatë 2014-ës, dhe ç’nënkupton për standardin e jetesës të shqiptarëve?
Para publike për partitë pa deputetë, ulet pragu i përfituesve nga buxheti
Financimi
Ndryshimet në ligjin për partitë miratohen brenda janarit. Ndoka: Pse e bëmë kërkesën
Herion Mesi
Konflikti për pronën, 45-vjeçari godet me sëpatë në kokë kushëririn e tij
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë, teksa një 45-vjeçar ka qëlluar me sëpatë në kokë kushëririn e vet, pas një konflikti për pronësinë.
26-vjeçari Artan Jashari është goditur me sëpatë në kokë nga kushëriri i tij, Servet Jashari, 45 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në komunën Ostren të Bulqizës.
Artan Jashari është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Policia ndërkohë ka mundur të arrestojë autorin e krimit.
Arrestohet anëtari i “Albania Hacker Group”
Policia e Tiranës ka arrestuar 18-vjeçarin Florjan Hoxhaj me akuzën e ndërhyrjes së paautorizuar kompjuterike.
I riu është anëtar i grupit “Albania Hacker Group” dhe sipas hetimeve, ky grup ka kryer sulm kibernetik në faqe të ministrive dhe shkollave të ndryshme shqiptare.
Gjithashtu, “AHG” ka kryer sulm kibernetik edhe në faqe institucionesh greke apo serbe.Anëtarë të “AHG” kanë sulmuar edhe faqet e Top Channel, Digitalb etj. duke vjedhur të dhënat.
Ka dyshime se “AHG” përfitonte dhe nga kartat e vjedhura të kreditit gjatë blerjeve në internet.
Top channel
“Administrata e paaftë, duhet ndryshuar”
Luis Tanushi
-Kryetari i grupi parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, deklaron se mungesa e efektivitetit të administratës kërkon ndryshime për ta bërë atë funksionuese dhe profesioniste. Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, deputeti Vasili sqaron edhe çështjen e reformës territoriale. I pyetur nëse reforma do të prekë partitë e vogla, Vasili shprehet se reforma nuk duhet parë për asnjë çast si një reformë që ka të bëjë me përqindjet e partive, por si një nismë që do të ndryshojë fytyrën dhe efektivitetin e pushtetit vendor në mënyrë rrënjësore.
Reforma territoriale, Paloka: Drafti s’lë hapësira për konsensus
Zbehen mundësitë e arritjes së dakordësisë mazhorancë-opozitë për realizimin e reformës territoriale. Dy ditë pasi ka marrë në duar propozimin e PS, për ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar për këtë reformë, kreu i grupit kuvendor demokrat, Edi Paloka, deklaroi dje se drafti nuk lë asnjë hapësirë konsensusi.
Akuzat e PD për fshehjen e krimit, reagon MB: Jemi transparent, po reformojmë policinë
Zv.ministria e Punëve të Brendshme, Elona Gjebrea ka reaguar në lidhje me akuzat e deputetëve të opozitës për fshehje të tre ngjarje të ndodhura gjatë dy ditëve të fundit.