Rama: Kroacia, model frymëzimi. Milanoviç: Mbështetje të plotë për integrimin në BE

Postuar në 20 Janar, 2014 05:05

Kryeministri kroat Zoran Milanoviç ndodhet në Tiranë ku po zhvillon një vizitë zyrtare dy ditore.

Ai është pritur me një ceremoni shtetërore të organizuar në hyrje të Kryeministrisë nga kreu i qeverisë, Edi Rama, ndërkohë që në fund të këtij takimi u mbajt edhe  një konferencë e përbashkët për shtyp .

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama u shpreh se Kroacia është një histori suksesi dhe model frymëzimi jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin. Sipas Ramës, rruga e Kroacisë është një frymëzim edhe për një vend aspirant siç është Shqipëria në rrugën drejt BE.

Ai i vlerësoi si shumë të mira marrëdhëniet mes dy vendeve tona të cilat pritet të marrin një hov të ri bashkëpunimi në të ardhmen.

Nga ana e tij kryeministri kroat, vlerësoi Shqipërinë dhe shqiptarët, popull që sipas tij kroatët i njohin nga minoriteti shqiptar që jeton në Kroaci dhe që vijnë nga Kosova dhe Maqedonia. Ai i shprehu homologut të tij shqiptar mbështetjen e plotë për marrjen e statusit të vendit kandidat të BE, duke shtuar se populli dhe qeveria kroate e dinë shumë mirë se sa e vështirë dhe e gjatë është kjo rrugë.

Milanoviç e garantoi kryeministrin Rama se Kroacia do të jetë e vendosur të mos lejojë asnjë prapaskenë gjatë bisedimeve të vendeve të BE për marrjen e statusit në qershor nga Shqipëria duke shprehur gjithashtu besimin se marrja e statusit nga Shqiperia ne muajin qershor eshte plotesisht e arritshme.

“Ne si vend anëtar i BE-së do të jemi kundër çdo zëri kundër nga qarqe të caktuara në BE. Është i mundshëm afati i qershorit për marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë”, tha Milanoviç.

Më vonë gjatë ditës, Kryeministri kroat pritet të zhvillojë takime edhe me Presidentin Bujar Nishani, Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta dhe me kreun e opozitës, Lulzim Basha.

20 janar 2014 (gazeta-Shqip.com)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.