Reforma territoriale, Paloka: Drafti s’lë hapësira për konsensus

Postuar në 19 Janar, 2014 03:05

Zbehen mundësitë e arritjes së dakordësisë mazhorancë-opozitë për realizimin e reformës territoriale. Dy ditë pasi ka marrë në duar propozimin e PS, për ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar për këtë reformë, kreu i grupit kuvendor demokrat, Edi Paloka, deklaroi dje se drafti nuk lë asnjë hapësirë konsensusi.

“Duket që në pamje të parë që nuk është një propozim që mund të garantojë atë që ne kërkojmë, atë që tradita kërkon për këto reforma, që të realizohen me konsensus të plotë të të dyja palëve. Nëse flasim për konsensus flasim për vendime të marra pa kundërshtime, kurse në propozimin e PS reflektohet ajo që dhe Rama tha në një emision televiziv, që ne do t’i ofrojmë konsensus opozitës por nuk do ta lëmë të bllokojë, ishte ideja që përsëri do përdoreshin kartonat në rastin kur nuk do t’i pëlqenin mendimet e opozitës”, tha Paloka.

Numri 1 i demokratëve në Kuvend thotë se PD do të hartojë paketën e saj të propozimeve për ndarjen e re territoriale. “Ne kemi special palëve. Nëse flasim për konsensus flasim për vendime të marra pa kundërshtime, kurse në propozimin e PS reflektohet ajo që dhe Rama tha në një emision televiziv, që ne do t’i ofrojmë konsensus opozitës por nuk do ta lëmë të bllokojë, ishte ideja që përsëri do përdoreshin kartonat në rastin kur nuk do t’i pëlqenin mendimet e opozitës”, tha Paloka.

Numri 1 i demokratëve në Kuvend thotë se PD do të hartojë paketën e saj të propozimeve për ndarjen e re territoriale. “Ne kemi specialistë, madje mund të them që vetëm ne i kemi specialistët për sa i përket një reforme të tillë, pasi kjo qeveri është dhe e paaftë për të bërë një reformë të tillë. Sigurisht që këta specialistë që ne kemi kanë dhe ata idetë e tyre, projektet e tyre që në një diskutim normal do t’i ofronim” theksoi ai. Të mërkurën Konferenca e Kryetarëve pritet të mblidhet sërish për të diskutuar ngritjen e një komisioni të posaçëm për këtë reformë. Në mbledhjen e shkuar demokratët kërkuan më shumë kohë për tu njohur me draftin.

Dita

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.