Shërbimi social i merr fëmijët nënës-prostitutë

Tre fëmijë të mitur janë marrë në kujdestari nga shteti pas veprimeve të papërgjegjshme të nënës së tyre. Gruaja kishte humbur të shoqin 9 muaj më parë dhe në pamundësi për të rritur fëmijët i është futur prostitucionit. Fëmijët, dy djem dhe një vajzë, janë strehuar nga Shërbimi Social Shtetëror në fshatin SOS dhe në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli” – sipas gazetës “Shqip”
Gazeta në fjalë e identifikon gruan si “Yzja me banim në Kombinat” dhe shkruan se fëmijët janë marrë nga Shërbimi Social Shtetëror, pas një denoncimi të kunatës. Ajo tha se vendimin për ta denoncuar këtë fakt e mori pas vetë nëna e fëmijëve kishte pohuar se kishte ndër mend të largohej bashkë me ta drejt Kosovës për t’i trafikuar – shkruan gazeta.
Dita
Add new comment