Arkiv-Lajme të përditësuara

Albpetrol prish koncesionin e Phoenix, e dha Berisha javën e fundit në pushtet

Postuar në 17 Janar, 2014 14:05

Shoqëria Albpetrol sh.a ka vendosur mbylljen e marrëveshjes hidrokarbure “Për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e naftës Amonicë” me shoqërinë Phoenix Petroleum sh.a.

Marrëveshja hidrokarbure me shoqërinë Phoenix Petroleum sh.a ishte vendosur me VKM më datë 16 gusht 2013.

Mbyllja e marrëveshjes nga ana e Albpetrol sh.a është kryer pasi gjatë aktivitetit të saj, kompania Phoenix Petroleum sh.a. ka akumuluar detyrime te shumta ndaj Albpetrol sh.a.

Rama, takim me sipërmarrësit

Postuar në 17 Janar, 2014 14:03

Për më shumë se dy orë kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim pyetje-përgjigje me përfaqësues të biznesit, ku që në fillim tha se ka marrë fund koha kur biznesit i mbyllej goja prej xhandarëve të tatimeve. Ka qenë një nga arritjet më të mëdha të 100 ditëve tona, që sipërmarrjes i ka ardhur goja theksoi kryeministri.

Rikthehen faturat aforfe, tarifat për çdo zonë

Postuar në 17 Janar, 2014 03:47

Ornela Manjani

Gjykata çon në psikiatri autorin e masakrës së Gjonomadhit

Postuar në 17 Janar, 2014 03:45

Bashkim Latollari, autori i masakrës së një jave më parë në Gjonomadh të Korçës, ndodhet i shtruar në spital e burgut me urdhër të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Dosja e Latollarit është transferuar nga Korça drejt Tiranës, pasi në bazë të ligjit janë Krimet e Rënda, kompetente, për shqyrtimin e dosjes së tij.

Ekzekutimi i Gjepalit, policia shoqëron 30 të dyshuar, mes tyre persona me precedentë penalë

Postuar në 17 Janar, 2014 03:44

Policia e Kavajës ka shoqëruar në komisariat të paktën 30 persona në vazhdën e hetimit për gjetjen e autorësisë së ekzekutimit të së enjtes në afërsi të Rrogozhinës të Astrit Gjepalit dhe Halil Ficit.

Burimet nga uniformat blu bëjnë me dije se dyshohet se vrasjet janë bërë për hakmarrje, për shkak të precedentëve të viktimave, që të dy me një karrierë të pasur kriminale që datonte që prej fillimviteve ’90 dhe kulmonte me vitin 1997.

Ekzekutimi i Gjepalit, policia shoqëron 30 të dyshuar, mes tyre persona me precedentë penalë

Postuar në 17 Janar, 2014 03:44

Policia e Kavajës ka shoqëruar në komisariat të paktën 30 persona në vazhdën e hetimit për gjetjen e autorësisë së ekzekutimit të së enjtes në afërsi të Rrogozhinës të Astrit Gjepalit dhe Halil Ficit.

Burimet nga uniformat blu bëjnë me dije se dyshohet se vrasjet janë bërë për hakmarrje, për shkak të precedentëve të viktimave, që të dy me një karrierë të pasur kriminale që datonte që prej fillimviteve ’90 dhe kulmonte me vitin 1997.

Maskat grabisin një tjetër pikë karburanti

Postuar në 17 Janar, 2014 03:42

Një pikë karburanti në fshatin Gramsh të Lushnjes u grabit në orët e para të mëngjesit të sotëm nga të paktën dy persona të maskuar. Burime policore bënë të ditur se grabitësit kërcënuan punonjësin e pikës së karburantit me mjete të mprehta, duke i marrë edhe xhiron ditore. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë që kanë nisur hetimet.

Tema

Pesimizmi në ekonomi

Postuar në 17 Janar, 2014 03:40

Rrotacioni politik dhe ardhja në pushtet e qeverisë së re duket nuk ka mjaftuar për të rikthyer optimizmin e biznesit dhe qytetarëve për ekonominë.

Banka e Shqipërisë deklaroi se treguesi i ndjesisë ekonomike edhe për tremujorin e katërt ishte në nivelet më të ulëta historike, përkatësisht 27 pikë përqindje poshtë nivelit mesatar.

Ky tregues, të cilin banka e llogarit përmes vrojtimeve tenton të masë perceptimin, por edhe pritshmëritë që biznesi dhe individët kanë për situatën ekonomike.

Këtë vit ekonomia rritet me 2.1 %

Postuar në 16 Janar, 2014 15:28

Ekonomia e Shqipërisë parashikohet të rritet me 2.1% në nivel vjetor gjatë 2014-ës, një përshpejtim i konsiderueshëm krahasuar me rritjen prej 1.3%  për 2013-ën. Ky është parashikimi i Bankës Botërore në edicionin e janarit, të titulluar “Perspektivat Ekonomike Globale”.

Presidenti bullgar: Rama ndryshoi Tiranën, ndryshon edhe Shqipërinë

Postuar në 16 Janar, 2014 15:26

Shqipëria dhe Bullgaria kanë marrëdhënie shumë të mira që ngrihen mbi miqësinë e hershme. Mbi këtë bazë, ato duhen zgjeruar e thelluar më tej veçanërisht në sferën ekonomike dhe të projekteve me rëndësi rajonale e më gjerë. Kjo u theksua gjatë takimit që Kryeministri Edi Rama zhvilloi me Presidentin e Bullgarisë Rosen Plevneliev, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare 2 ditore në Tiranë, në kuadër të 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve midis dy vendeve.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara