Maskat grabisin një tjetër pikë karburanti

Një pikë karburanti në fshatin Gramsh të Lushnjes u grabit në orët e para të mëngjesit të sotëm nga të paktën dy persona të maskuar. Burime policore bënë të ditur se grabitësit kërcënuan punonjësin e pikës së karburantit me mjete të mprehta, duke i marrë edhe xhiron ditore. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë që kanë nisur hetimet.
Tema
Add new comment