Arkiv-Lajme të përditësuara
“Sindroma e pallatit të Vlorës”, Basha mbledh sot PD-në e Beratit në një godinë pa leje
Mania e Kryetarit të emëruar të PD-së Lulzim Basha për ndërtimet pa leje pritet të shfaqet edhe sot në qytetin e Beratit. Duket se ai është i kompleksuar nga ndërtimi pa leje në Vlorë. Ai ka zgjedhur të shfaqet sot në qytetin e Beratit në ndërtesën pa leje të deputetit të tij Astrit Velia. Rreth tre vite më parë ish-materniteti i Beratit u mor nga zoti Velia dhe u kthye në një ndërtesë universitare. Ai ndërtoi aty Universitetin e Beratit edhe pse më 5 qershor 2011 gjykata e faktit Berat e dënoi me 10 milionë lekë për veprën penale të ndërtimit pa leje.
Koncesionet e fundit të qeverisë “Berisha”, dy zyrtarë të METE-s nën akuzë
KALLËZIMI
Përgjegjësit - Nën akuzë janë vënë ish-sekretari i përgjithshëm i METE-s, Dardan Domi, dhe ish-përgjegjësi i Sektorit të Lejeve Koncesionare
Shkeljet - Parregullsi në fazën e publikimit të ftesës për ofertë, ashtu edhe në fazën e vlerësimit të ofertave dhe shpalljen e fituesit
Veprimet - Janë kryer veprime dhe mosveprime që janë në kundërshtim me ligjin për koncesionet dhe vendimin e qeverisë për koncesionet
Auditi qershor-shtator 2013 gjen me shkelje dhënien e 14 hidrocentraleve
Mjekimi i gabuar për kancer, kërkohet 500 mijë euro dëmshpërblim nga QSUT
Sonila Neço, një 25 vjeçare nga Vlora ka depozituar në Kryesekretarinë e Gjykatës së Tiranës një padi ndaj Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe dy mjekëve . Dh.T dhe Xh.H me objekt “Shpërblimin e dëmit të shëndetit në shumën 500.000 euro”.
25 vjeçarja është trajtuar me kimioterapi për kancer në një kohë që nuk vuante nga një sëmundje e tillë, por nga një infeksion i thjeshtë.
Neço i’u është nënshtruar katër seancave me kimioterapi në Spitalin Onkologjik dhe rreth dy muaj rrezatim kobalti, shkruan “GSH”.
“Nuk ka kthim në luftën e nisur”
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri duke iu referuar lirimit nga gjykata të kryebashkiakut të Kamzës dhe Drejtorit të Kufirit në Korçë, të arrestuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre, deklaroi se qeveria është e vendosur të shembë murin e pandëshkueshmërisë edhe në rastin e zyrtarëve të lartë.
SHËNIM: Reklamat e TV-KLAN, sa buxheti vjetor i 49 bashkive (!)
Vetëm një qeveri e papërgjegjshme mund të bëjë atë që ka bërë ish-qeveria “Berisha” me të ardhurat nga ekonomia dhe shërbimet publike kombëtare. Berisha i ka përdorur fondet publike në mënyrë të paligjshme, në formë krimi të hapur e të plotë ekonomik. Një nga rastet më tipike është financimi klientelist i TV-KLAN-it në vlerën mbi 18 milionë dollarë në formë reklame. Janë afërsisht 20 miliardë lekë. Mendova të bëj një ballafaqim, që ma nxiti fjala e ish-kryeministrit Sali Berisha gjatë seancës parlamentare për debatin mbi buxhetin 2014.
“Të Urtët” refuzojnë ftesën e Ramës
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar këshillat e të urtëve të PS-së për punën e tij por darkë me Këshillin e të Urtëve te ish-vila e Enverit I ka rezervuar atij dhe refuzimin e dy prej figurave të rëndësishme të historisë së kësaj partie. Ish-presidenti Rexhep Meidani dhe ish-kreu I Kuvendit Servet Pëllumbi kanë refuzuar ftesën e Ramës. Gazeta “Panorama” shkruan sot se darka është organizuar në vilën qeveritare përballë Kryesisë së Kuvendit, ndërsa të ftuarit kanë mbërritur aty me makinat e tyre deri brenda ambienteve të vilës, që të mos binin në sy nga kalimtarët e rastit.
Kush nuk paguan sigurime nuk përfiton as pagesë minimale
Kush nuk paguan sigurime nuk përfiton as pagesë minimale
14 Janar 2014 | : Kryesoret,Sociale | Autor: Lorina Mixha
1
Përfitimet
Mirëqenia, pensioni social aq i lartë sa të garantojë minimumin jetik
Shkelje të barazisë në tendera, kallëzim penal për ish-sekretarin e Përgjithshëm në METE
Ministria e Energjitikës çon për kallëzim penal për ish-kekretarin e Përgjithshëm në ish-METE dhe për ish-përgjegjësin e Sektorit të Lejeve të Koncesioneve Energjetike
Me urdhër të Ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, auditi i brendshëm ka kryer një kontroll të plotë mbi rregullshmërinë e dhënies së koncesioneve për periudhën qershor-shtator 2013.
Punësimi i të rinjve
Të rinjtë që kërkojnë punë apo sipërmarrësit që kërkojnë punëtorë do të kenë një mundësi komunikimi, përmes një rrjeti që u përurua të martën në kuadër të Zyres së re Moderne të Punës.
Kreu i Qeverise Edi Rama dhe ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj kanë qenë të pranishem në hapjen e kësaj zyre.
Dosja "Zylyftari", automatikët e Bahri Tafilit s’kanë shenja gishtërinjsh
-Dyshimet se, vrasja e kolonel Arben Zylyftarit në operacionin e 2 gushtit 2000 në Shkodër, mund të mos jetë kryer nga Bahri Tafili dhe i biri, mbështeten edhe nga pyetjet pa përgjigje që mbeten pas ekspertimit nga kriminalistika dhe ekspertizës mjeko ligjor. Së pari, arma vrasëse nuk ka shenja gishtërinjsh të Bahri Tafilit dhe Genc Tafilit. Aludohet për një shenjë gishti se mund të jetë e Bahriut, por nuk jepet konkluzion kategorik.