Arkiv-Lajme të përditësuara
Armët kimike, zyrtari i DASH: Do ketë edhe raste të tjera bashkëpunimi
Zëvendës-ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Yee, ka komentuar sërish çështjen e armëve kimike dhe refuzimin e Shqipërisë.
I pyetur nga Zëri i Amerikës, Yee tha se është i sigurt se do të ketë edhe raste të tjera të ngjashme bashkëpunimi në të ardhmen me Shqipërinë.
Rama-Thaçi, për Preshevën vetëm 100 mijë euro
Siç kishin premtuar qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë kanë akorduar një fond për Luginën e Preshevës, përkatësisht për vënien në funksionim të martenitetit të kësaj zone në Serbi që banohet me shqiptarë. Por mediat e Kosovës kanë komentuar me ironi shifrën e akorduar që është vetëm 100 mijë euro. Gazeta express thote se perkatesisht secila nga qeverite do te jape nga 50 mije euro.
KLSH padit drejtorin e planifikimit financiar në Ministrinë e Shëndetësisë
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka paditur në prokurori Drejtorin e Drejtorisë së Planifikimit financiar në Ministrinë e Shëndetësisë, për shpërdorim detyre. Nga auditi i kryer nga KLSH është konstatuar një dëm ekonomik rreth 90,000 USD dhe favorizime të padrejta ndaj operatorëve të ndryshëm ekonomikë.
Projekte të përbashkëta kulturore
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro u takua me homologun e saj në Prizren Memli Krasniqi, për të diskutuar mbi vazhdimësinë e projekteve të përbashkëta.
Në një njoftim të dërguar nga Ministria e Kulturës pas takimit, bëhen të ditura veprimtaritë që do të zhvillohen në kuadër të bashkëpunimit artisiko-kulturor. Ndër to renditen:
Nipi qëllon me armë xhaxhanë
VLORË -Nipi ka qëlluar më armë xhaxhanë e tij, por fatmirësisht plumbat nuk e kanë kapur. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotshme në zonën Skelë-Çole në qytetin e Vlorës. Policia bën ët ditur se për shkak të një konflikti mes dy vëllezërve, sherri ka degjeneruar në përplasje të armatosur mes tyre. Sipas policisë pas një sherri në familje mes dy vëllezërve, nipi me iniciale A.D 25 vjeç ka qëlluar me armë zjarri makinën ku ndodhej xhaxhai i tij. Nga plumbat është dëmtuar makina tip “Ford Focus” me targë me targë AA537EE që drejtonte xhaxhai.
Babai përdhunonte vajzën. Gjyshi: Djali nuk duhet të dalë më nga burgu
Për të moshuarin Tafil Leka, në fshatin Lekaj të Lushnjës, varfëria e skajshme ku jeton nuk është asgjë përpara fatkeqesisë që ka zbuluar së fundmi.
I biri 46 vjeç Bashkim Leka dyshohet te kete perdhunuar vajzen e tij, vetem 13 vjeçe, ne nje kohe qe e mitura dyshohet gjithashtu te jete abuzuar edhe nga tre te rinj te tjere te fshatit.
E mitura e cila eshte braktisur nga e ema qe tre muajshe, i eshte nenshtruar abuzimit seksual prej kater muajsh deri tre dite me pare, kur ka vendosur te flase i te tregoje gjyshit te saj, duke zbuluar keshtu nje histori te tmerrshme.
Veliaj: Nëse drejtësia do lodhet nga dosjet, drejtësinë s’do ta bëjnë më këta “të lodhurit”
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë e sheh fotografinë e katër muajve të parë të qeverisë si një ofensivë frontale kundër paligjshmërisë, që u premtua në fushatë dhe që publiku po e mbështet. “Dhe drejtësia do të përfshihet në reformë. Nëse ju gjykoni se drejtësia do lodhet, duhet të sigurohemi me gjithë mjetet ligjore që drejtësinë të mos e bëjnë më këta ‘të lodhurit’, por një gjeneratë e re dhe e palodhur që Shqipërisë nuk i mungon”, thote ai per Mapo-n.
Gjenden 4 sharra që presin hekur në burgun e Drenovës, parandalohet arratisja e dytë
Katër sharra që presin hekur janë gjetur ditën e sotme në sektorin e paraburgimit në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë.
Drejtoria e Burgjeve bën të ditur se sharrat u gjetën në një kuti shahu dhe i përkisnin personave që akuzohen se kanë ndihmuar Admir Tafilin në arratisjen e bujshme të nëntorit, Elvis Lami, Olsi Maci, Albi Macini dhe e Daniel Kambellari. Policia dyshon se ata po planifikonin një tjetër arratisje. Gjithashtu grupi i kontrollit gjeti edhe dy telefona celularë, të cilët i përkisnin të dënuarve Durim Leka dhe Almarin Muça.
Mbledhja e përbashkët e dy qeverive
11 janari i 2014-s do të mbahet mend në historinë shqiptare si dita kur Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës u mblodhen per here te pare se bashku per te vendosur piketat e bashkepunimit mes dy shteteve te nje kombi.
Braçe: T’u sekuestrohet vila që blenë Kasmit e Dragos
Kreu i komisionit parlamentar të Ekonomisë, Erion Braçe, thotë se drejtësia duhet të ndëshkojë zyrtarët që kanë përfituar kredi të buta në mënyrë të paligjshme. Duke iu referuar rastit të ish-zv.ministres së Drejtësisë Brikena Kasmi dhe Admir Dragos, ish-Këshilltar i ish-Kryeministrit Braçe thotë se duhen sekuestruar pasuritë e marra përmes kësaj skeme mashtruese.