Arkiv-Lajme të përditësuara

Korçë/ Avokatët refuzojnë mbrojtjen e autorit të masakrës

Postuar në 11 Janar, 2014 03:15

Autori i masakrës së pak ditëve më parë në fshatin Gjomomadh në Korçë rrezikon të mbetet pa mbrojtje ligjore në gjykatë. Avokatët e rrethit të Korçës kanë refuzuar të marrin në mbrojtje vrasësin e katërfishtë që la në rrugë dy jetimë me vrasjen e çiftit Meçollari dhe një çifti tjetër.

"Mark Frroku, i dënuar për vrasje në Belgjikë”

Postuar në 11 Janar, 2014 03:14

Mediat belge: Deputeti do të rigjykohet nga e para. Seanca e parë më 10 shkurt

Nishani vlerëson programin e Qeverisë ‘Rama’: Ambicioz, dëshmon vullnet për reformat

Postuar në 11 Janar, 2014 03:11

Presidenti Bujar Nishani vlerëson programin e Qeverisë ‘Rama’ duke e cilësuar atë ambicioz me qëllim përafrimin e standardeve. Në pritjen e përvitshme me Trupin Diplomatik të akredituar në Tiranë me rastin e Vitit të Ri, Kreu i Shtetit theksoi se pavarësisht mosmarrjes së statusit kandidat në Dhjetor 2013, shqiptarët nuk kanë dilemë se integrimi europian mbetet përparësi e padiskutueshme, pa alternativë konkuruese. “Shqiptarët meritojnë të jenë evropianë me të gjitha efektet.

Qeveria niset drejt Prizrenit

Postuar në 11 Janar, 2014 03:10

Kryeministri Edi Rama dhe gjithë kabineti qeveritar u nisën drejt Prizrenit ku në orën 11 të paradites së shtunë mbahet mbledhja e përbashkët mes dy qeverive.

Përplasja maxhorancë-opozitë për reformën territoriale

Postuar në 10 Janar, 2014 03:44

Reforma e re administrative-territoriale duket se do të jetë përplasja e radhës mes mazhorancës dhe opozitës. Palët ndajnë qëndrime të kundërta sa i përket kritereve dhe metodologjisë që do të ndiqet për këtë proces. Për opozitën kjo nismë e qeverisë është e njëanshme pasi ky proces duhet të kalojë përmes një komisioni bipartizan. Lëvizja Socialiste për Integrim thotë se duhet hequr dorë nga praktikat bipartizane dhe proçesi nuk duhet paragjykuar. LSI përmes numrit dy, Petrit Vasili e sheh të domosdoshme reformën e re administrative territoriale për disa arsye.

Berisha sulmon Lubonjën dhe “mosmirënjohësit”. Analisti: Ai manipulon opinionin, duke i gjykuar njerëzit si Hoxha

Postuar në 10 Janar, 2014 03:43

Ish-kryeministri Sali Berisha është “ngatërruar” njëfarësoj dje, ndërsa ka sulmuar ashpër analistin berisha-ne-zyreFatos Lubonja për përplasjen që ky i fundit pati muaj më parë me një tjetër opinionist, Adri Nurellarin. Berisha i referohet emisionit e “on/off-record” të Opinionit të Blendi Fevziut, të cilin e quan “Pas Perdes apo ‘pa maska”, duke lënë të kuptohet se skena e përplasjes mes Lubonjës që kundërshtonte mundësinë që në Shqipëri të silleshin lëndët kimike Siriane dhe Nurellarit, që nga ana tjetër ishte pro sjelljes, kishte qenë diçka e patransmetuar.

Donohoe: Shqipëria merr statusin në qershor, vazhdoni reformat

Postuar në 10 Janar, 2014 03:41

(I përditësuar) Ndërsa ka përmbyllur axhendën e takimeve me përfaqësues të qeverisë, parlamentit por dhe qeverisjes lokale, Ministri irlandez për Çështjet Evropiane, Pascal Donohoe, nuk ka anashkaluar edhe shoqërinë civile. Nga zyra e informimit të BE, në konferencën e përbashkët me Ambasadorin, Ettore Sequi, Donohoe ka ripërsëritur edhe njëherë mbështetjen e Irlandës për integrimin e Shqipërisë. Ministri irlandez u shpreh besimplotë se Shqipëria do të marrë statusin kandidat në qershor të 2014.

Rama premton tjetër valë prishjesh të ndërtimeve: Po rikthehemi në normalitet

Postuar në 10 Janar, 2014 03:38

Kryeministri Edi Rama e cilësoi mosmarrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria për në Bashkimin Europian si një zhgënjim të madh që kishte me qeverinë paraardhëse, por edhe për shkak të zgjedhjet që do të zhvillohen në muajin mars për Parlamentin Europian. “Qeveria ka vetëm një pjesë përsa i takon statusit, pjesën e vlerësimeve më të larta që na janë bërë. Për herë të parë shtyrja nuk u bë dhjetor më dhjetor, por për 6 muaj. As Britania, as Franca dhe as Gjermania nuk kanë dalë kundër Shqipërisë për statusin.

Opozita akuzon INSTAT

Postuar në 10 Janar, 2014 03:35

Partia Demokratike akuzoi Institutin e Statistikave dhe qeverinë se shtrembëruan statistikat e vitit 2013-të për nevoja politike.

Sipas ish zv/ministrit te Financave, Alfred Rushaj, qeveria ka qëllim që të nxjerrë tre-mujorin e tretë të vitit të shkuar negativ për të fajësuar qeverinë e demokratëve dhe të flasë për optimizëm në tre-mujorin e katërt, kur në qeveri erdhën të majtët.

Ekstradohet "i forti" i Bandës së Gaxhait

Postuar në 09 Janar, 2014 15:45

Edmond Leskaj, 39 vjeç, është ekstraduar sot nga Italia për në Tiranë. Vlonjati ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Leskaj, si pjesëmarrës i Bandës së Gazmir Brakës me pseudonimin “Gaxhai“, në vitin 1997, ka kryer disa vepra penale si: vrasje të ndryshme, pengmarrje dhe gjobëvënie ndaj biznesmenëve të Vlorës.

Gjykata p?r Krimet e Renda në vitin 2009 e ka dënuar 39-vjeçarin e njohur edhe si Daniel Hoxha me 25 vjet burg pasi u shpall fajtor për tri vrasje dhe vepra të tjera.

 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara