Donohoe: Shqipëria merr statusin në qershor, vazhdoni reformat

(I përditësuar) Ndërsa ka përmbyllur axhendën e takimeve me përfaqësues të qeverisë, parlamentit por dhe qeverisjes lokale, Ministri irlandez për Çështjet Evropiane, Pascal Donohoe, nuk ka anashkaluar edhe shoqërinë civile. Nga zyra e informimit të BE, në konferencën e përbashkët me Ambasadorin, Ettore Sequi, Donohoe ka ripërsëritur edhe njëherë mbështetjen e Irlandës për integrimin e Shqipërisë. Ministri irlandez u shpreh besimplotë se Shqipëria do të marrë statusin kandidat në qershor të 2014.
“Ky fjalim vjen pas një dite shumë të frytshme me anëtarët e qeverisë, anëtarë të parlamentit e qeverisjes lokale. Dua të prek tre tema, zgjerimin e BE, progresin e Shqipërisë si dhe dua të artikuloj mbështetjen e qeverisjes irlandeze për këtë proçes. Dua të theksoj mbështjetjen që Iranda ka për zgjerimine BE, jemi krenar që gjatë presidencës irlandeze pamë zgjerimin më të madhe të BE. Arsyeja që Iranda ka këtë mbështetje është se ne besojmë që mundësitë dhe përfitimet që Irlanda ka marrë nga hyrja e BE, duhet ti marrin dhe vendet e tjera, natyrisht duke plotësuar kushtet dhe kriteret. Pikëpamjet e Irlandës sa i përket BE është se BE është gur themeli dhe brenda BE kemi kërkuar shumë kohë. Është unioni më i rëndësishëm për të gjithë, unioni i vlerave që ndahet me të gjithë anëtarët. Këto vlera përfshijnë respektimin e të drejtave të njeriut, diversitetin dhe gjithëpërfshirjen. Ajo që shikoj unë ditë për ditë janë përpjekjet konstante për ti dhënë këto vlera.Përpiqemi dhe punojmë sëbashku për të arritur këto vlera. Anëtarësia në BE dhe proçesi drejt saj është një dhe duhet të jetë transformues, Irlanda e ka kaluar këtë në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Transformimet sociale që ne kemi kaluar kanë ndryshuar panoramën, mund të shohim sesi qytetarët tanë kanë ndryshuar pritshmëritë e tyre. Po ashtu dhe ekonomia jonë ka njohur transformim dhe është integruar në ekonominë globale. Çdo hap që vjen nga qeveria juaj Irlanda do ta mbështesë, besoj fort që 2014 do jetë vit i rëndësishëm për Shqipërinë, presim që vendi juaj të marrë statusin në qershor”, u shpreha ai.
Por ndërsa përcolli mbështjen e vendit të tij për proçeset integruese të vendit tonë, Ministri irlandez ka theksuar domosdoshmërinë e forcimit të shtetit të së drejtës në vend, luftën ndaj korrupsionit, krimit të organizuar si dhe diskriminimit. Donohoe vlerësoi punën e qeverisë së kaluar në intensifikimin e këtij proçesi dhe kërkoi angazhim maksimal nga qeveria e re dhe parlamenti për ta çuar përpara atë.
“BE i sotëm është shumë ndryshe nga ai i 2009 kur Shqipëria donte të bëhej pjesë e saj.BE është zhvilluar në vetevete në mënyrë që tu përgjigjet vështirësive të fundit, krizës ekonomike, luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Natyra e BE ka ndryshuar, BE ka ecur përpara por dhe mënyra për t’iu bashkangjitur atij. Irlanda dha mbështjen e saj për dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë, për një të ardhme më të sigurt. Duke njohur dhe kuptuar vështirësitë që vendi juaj ka hasur në të kaluarën, përpjekjen për të ndryshuar identitetin tuaj nga forcat e mëdha dhe përpjekjen shekullore për të ruajtur traditat tuaja. Çdo hap ka vlerat e tij, të cilat duhet të shpërblehen. Shqipëria vazhdon të ndërtojë një progres inkurajues deri tani. Përpjekjet edhe të qeverisë së kaluar kanë kontribuar shumë për arritjen e objektivave integruese. Ndaj ju duhet të bashkëpunoni sëbashku, kërkoj vazhdimin e këtij proçesi nga qeveria dhe parlamenti. Jetësore është dhe një shoqëri civile e fortë. Pa forcuar sistemet e gjyqësorit , pa reduktuar nivelet e krimit të organizuar dhe korrupsionit sikundër dhe diskriminimin ky proçes është i pamundur. Integrimi duhet të jetë proçes i pakthyeshëm” përfundoi Ministri irlandez.
Ndërkaq kreu i prezencës së BE në Tiranë, Ettore Sequi, tha se është në brendësinë e Europës, të tregojë që mund të ofrojë kontribut për transformimin e shoqërisë.
Rama-Donohoe: Irlanda, një mbështetje e vendosur për statusin e kandidatit
Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim ministrin irlandez për Çështjet Evropiane Pascal Donohoe.
Përmes një postimi të publikuar në rrjetin social Facebook Rama thekson se ministri irlandez shprehu garancinë se vendi i tij do të mbështesë me vendosmëri marrjen e statusit kandidat nga Shqipëria.
“Me Ministrin Irlandez për Çështjet Evropiane Pascal Donohoe që vlerëson lart përpjekjet e qeverisë së re dhe garanton se Irlanda do ta mbështesë fuqimisht Shqipërinë për statusin e merituar të vendit kandidat”, shkruan Rama.
Takimi Meta-Donohoe: Shqipëria e gatshme të avancojë me reformat
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me Ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës Donohoe. Gjatë këtij takimi Meta i ka shprehur mirënjohje Irlandës për mbështetjen e Shqipërisë në procesin e integrimit. Ai ka deklaruar se vendi ynë është i gatshëm të avancojë me reformat.
“ Reformat e nisura janë në interes të qytetarëve. Kuvendi ka fokus klimën e bashkëpunimit konstruktiv. Shqipëria do të vazhdojë të luajë roli pozitiv në rajon.”- ka deklaruar Meta. Kreu i Kuvendit i kërkoi ministrit Donohoe të forcohet bashkëpunimi politik dhe ekonomik mes Shqipërisë dhe Irlandës. Sipas ministrit Donohoe reformat kanë nisur me një trend pozitiv dhe me të njëjtin ritëm duhet të vazhdojnë.
Shqip
Add new comment