Arkiv-Lajme të përditësuara

Fundo-Myftaraj, vijojnë replikat për Olldashin: Nga dobësitë private, te miqësitë

Postuar në 08 Janar, 2014 15:51

Sms telefonike mes Olldashit dhe personash të rëndësishëm në PS muajin e fundit, Bamir Topi si person i interesuar për të qenë ai rivali i vetëm i Lulzim Bashës, plani i Olldashit për të krijuar një lëvizje të vetën politike dhe për tu shkëputur nga PD-ja, aspekte të jetës personale të Olldashit siç ishin dobësia e tij për alkoolin apo Poker-in, etj janë “tema” e replikave online mes Kastriot Myftarajt dhe Elvi Fundos, që vijojnë prej disa ditësh në rrjetin social.

INSTAT: Ekonomia shënon rënie në 3 mujorin e fundit

Postuar në 08 Janar, 2014 15:50

INSTAT ka vlerësuar se në 3 mujorin e tretë të vitit 2013 ka pasur një rënie ekonomie, krahasuar me të njëtin 3 mujor të vitit 2012. Kështu deklaroi sot Instituti i Statistikave që publikoi të dhënat për 3 mujorin e fundit të vitit 2013.  Në një konferencë për shtyp drejtori i INSTAT, Gjergji Filipi theksoi se ky tremujor ka pasur rënie dhe kjo rënie sipas tij vjen tërësia e degëve të ekonomisë.

PD: Tahiri po fsheh qëllimisht shifrat, situata e kriminalitetit alarmante

Postuar në 08 Janar, 2014 15:50

Partia Demokratike akuzoi ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri se po manipulon opinionin publik, duke fshehur qëllimisht të dhënat për krimin. Në një deklaratë për mediat ditën e sotme, deputeti i PD, Arben Ristani, akuzoi Tahirin se nuk po treon të vërtetën për situatën alarmante të kriminalitetit, duke shkelur në këtë mënyrë ligjin.

Taksat për biznesin e vogël

Postuar në 08 Janar, 2014 15:49

Biznesi i vogël me xhiro deri në 8 milionë lekë në vit, që nga një janari do i nënshtrohet një sistemi të ri taksimi, i cili ndryshon jo vetëm masën e taksës, por edhe procedurat si ajo paguhet. 

"Në aspektin procedurial kemi eliminuar ecejaket e biznesit të vogël midis dy administratave, pra tashmë biznesi i vogël do të ndërveprojë vetëm me adminstratën qendrore jo me atë vendore dhe në aspektin e barrës fiskale kemi ulur barrën fiskale nga 10 për qind në 7.5 për qind", tha zëvendësministri i Financave, Ervin Mete.

Pack: Mos drejtoni gishtin nga ekstremistët, kthejeni nga vetja

Postuar në 08 Janar, 2014 10:08

Doris Pack hedh poshtë mundësinë e ndikimit te Bashkimit Europian nga ekstremistët dhe quan qesharake ndikimin e pjesëmarrjes në Konferencën Islamike në vendimin për shtyrjen e dhënies së statusitkandidat për Shqipërinë. Pack e njohur për mbështetjen që i jep Partisë Demokratike, në intervistën për “ABCnews”, flet dhe për ndikimin e bojkotit të Partisë Socialiste, kur ajo ishte në opozitë pas zgjedhjeve të vitit 2009.

Shtohen enigmat nga Gjykata Kushtetuese, është rrëzuar apo jo “Nëpunësi”?!

Postuar në 08 Janar, 2014 10:07

Ndërsa shtohen zërat që i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese të zbardhë vendimin për Aktin Normativ me të cilin qeveria shtyu hyrjen në fuqi të ligjit për statusin e nëpunësit civil, kjo gjykatë thekson se asnjë vendim zyrtar nuk është marrë ende. Interesimit të ABC News për sqarim, zyrtarë të Gjykatës iu përgjigjën se në të tilla kushte nuk mund të flitet për vonesa në publikimin e tij. 

Greqia zyrtarisht Presidente e BE-së, Venizellos: Shqipëria e meriton statusin

Postuar në 08 Janar, 2014 10:06

Greqia ka nisur zyrtarisht punën si Presidente e radhës së Bashkimit Evropian dhe ka shpallur prioritetet e saj duke vlerësuar se gjatë kësaj Presidence Shqipëria do të marrë statusin kandidat.  “Shqipëria duhet të marrë statusin e kandidatit në qershor”, ka deklaruar Minister i Jashtem grek Evangjelos Venizellos. Sipas Venizellos ecuria e Shqipërisë në procesin integrues është e kënaqshme dhe se Athina do të promovojë dhënien e statusit të kandidatit vendit fqinj, brenda kohës së presidencës greke. “Ka vende që mund të promovohen më shpejt, si Mali i Zi.

Katër të vrarë në Korçë, i mohuan lidhjen intime me gruan e martuar

Postuar në 08 Janar, 2014 10:05

Katër persona janë vrarë mbrëmë nga një 39-vjeçar në një fshat të Korçës, duke tronditur rëndë të gjithë zonën, pasi autori pretendonte dashurinë e njërës prej viktimave, së cilës i kishte kërkuar të ndahej nga i shoqi. Viktimat e vrasjes së katërfishtë, respektivisht dy çifte që kishin lidhje farefisnore me njëri-tjetrin, janë ekzekutuar nga Bashkim Latollari, fqinj i tyre në fshatin Gjonomadh të Komunës së Voskopojës, i cili 30 minuta pas krimit të rëndë është dorëzuar te kryeplaku i fshatit, ku ka pritur policinë.

Tranzicioni groposi ekonominë

Postuar në 08 Janar, 2014 10:03

Instituti i Statistikave konfirmoi zyrtarisht së në tremujorin e tretë të vitit të kaluar ekonomia ka rrëshqitur sërish në territor negativ, për herë të tretë që nga fillimi i krizës së vitit 2009. 

"Në tremujorin e tretë vlerësohet të ketë patur një rënie prej 2.26 për qind ndaj tremujorit të tretë të vitit 2012. Ndikimi kryesor i kësaj rënie vjen nga tërësia e degëve të ekonomisë dhe përjashtimi në këtë rast është vetëm bujqësia", tha drejtori i INSTAT, Gjergj Filipi.

Venizellos: Performanca e Shqipërisë është e kënaqshme, e meriton statusin

Postuar në 08 Janar, 2014 04:20

Në një kohë kur propozimi i Komisionit Evropian për dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë është shtyrë, Greqia që mban presidencën e BE-së shprehet në favor të dhënies në qershor.

Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Evangjelos Venizellos ka deklaruar një gjë të tillë në një intervistë agjencinë shtetërore greke të lajmeve.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara