INSTAT: Ekonomia shënon rënie në 3 mujorin e fundit

INSTAT ka vlerësuar se në 3 mujorin e tretë të vitit 2013 ka pasur një rënie ekonomie, krahasuar me të njëtin 3 mujor të vitit 2012. Kështu deklaroi sot Instituti i Statistikave që publikoi të dhënat për 3 mujorin e fundit të vitit 2013. Në një konferencë për shtyp drejtori i INSTAT, Gjergji Filipi theksoi se ky tremujor ka pasur rënie dhe kjo rënie sipas tij vjen tërësia e degëve të ekonomisë.
“Sipas treguesit të vlerës së shtuar bruto, tremujori i tretë vlerësohet të ketë pasur një rënie prej 2.26 për qind të krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2012” Sipas Filipit, mdikimi kryesor i kësaj rënie vjen nga tërësia e degëve të ekonomisë. Përjashtimi në këtë rast ka bërë vetëm sektori i bujqësisë”, tha Filipi.
Kështu sipas të dhënave, sektori bujqësor ka një rritje prej 2.9 për qind të këtij tremujori. Rënie ka pësuar dhe grupi i industrisë. Sipas INSTAT, grupi i industrive ka një rënie prej 4.6 për qind ku vlen rënia e industrisë përpunuese me 7 për qind. “Aktiviteti i ndërtimit në 3 mujorin e tretë të 2013-ës shënoi një rënie prej 10 për qind krahasur me vitin 2012. Grupi hotele, restorante ka pësuar një rënie prej 3.4 për qind. Transporti u ul me 4.2 për qind, post-telekomunikacioni ka pësuar rënie me 1.2 për qind”, tha drejtori i INSTAT.
MAPO
Add new comment